Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 12 burime — Krahaso mbulimin →

“Ergys Agasi emëroi Prodën si drejtor policie, dje u kap me krahun e tij të djathtë”, Balliu: Ora e tij e dorës kushtonte sa një apartament në Tiranë!


Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në ekranin e “News24”, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit duke nënvizuar se opozita ka më shumë se katër vite që e denoncon rolin e tij pranë kryeministrit Edi Rama.

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ftuar në ekranin e “News24”, ka komentuar arrestimin e Ergys Agasit duke nënvizuar se opozita ka më shumë se katër vite që e denoncon rolin e tij pranë kryeministrit Edi Rama. Gjatë fjalës së tij, Balliu u shpreh se pse kapja e Agasit është një hap me rëndësi, ajo mbetet një goditje individuale që nuk e ka shkatërruar ende të gjithë mekanizmin e kapjes së shtetit. “Kemi më shumë se 4 vite që e denoncojmë me emër Ergys Agasin në rolin që i është caktuar atij nga Edi Rama. Ai vetë është i pavlerë, por fenomeni i tij ngre pikëpyetje. Ergys Agasi kishte mundësi të drejtonte AKSHI-n, Policinë e Shtetit, të emëronte drejtorinë e policisë sepse përfaqësonte direkt Edi Ramën në raport me krimin e organizuar, por edhe në instanca shtetërore. Ai njihej si eminenca gri e Edi Ramës,” deklaroi Balliu. Deputeti demokrat solli në vëmendje lidhjet e biznesmenit me hierarkinë e policisë, si dhe u ndal te detaji i orës luksoze që Agasi mbante në dorë gjatë momentit të prangosjes. “Agasi besoj se është goditur individualisht, pra nuk është ndalur fenomeni i tij. Ilir Prodën e emëroi Ergys Agasi drejtor Policie, ndërsa Agasi u kap me Ulian Shpatarakun, i cili është krahu i djathtë i Prodës. Vetëm ora e dorës që mbante Agasi kur u arrestua ishte mbi 350 mijë euro. Aq kushton një apartament në Tiranë dhe as ato nuk i blejnë dot, kurse Ergys Agasi apartamentin e një çifti të ri sot e mbante në kyç. Këtu faktohet pasuria e çmendur që ata kanë bërë në kurriz të shqiptarëve,” përfi Klevis Balliu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb