Lajme Zone
Njëjtë si luftëtar, Thaçi nuk thyhet as para dënimit me 25 vite burg
PolitikëJOQ Albania

Njëjtë si luftëtar, Thaçi nuk thyhet as para dënimit me 25 vite burg

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 25 vite burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pasi u shpall fajtor për krime lufte, përfshirë vrasje, torturë, trajtim mizor dhe ndalim të paligjshëm.

Por përtej shifrës së rëndë të dënimit, vëmendjen e tërhoqi edhe qëndrimi i Thaçit në sallën e gjyqit dhe buzëqeshja e tij në momentet e shpalljes së vendimit. I veshur me kostum dhe i ulur përballë trupit gjykues, Thaçi dëgjoi vendimin e Gjykatës në Hagë. Përballë një dënimi prej 25 vitesh burg, momenti i tij u shoqërua me një qetësi dhe buzëqeshje që nuk kaloi pa u vënë re.

Gjykata e shpalli atë fajtor për katër vepra penale lufte: vrasje të paligjshme, torturë, trajtim mizor dhe arrestim e ndalim të paligjshëm. Sipas vendimit, Thaçi u gjet përgjegjës për vrasjen e 96 personave, si dhe për raste të ndalimit të paligjshëm dhe torturës