Më 27 shtator të vitit të kaluar, Katedralja “Ngjallja e Krishtit” në Korçë u bë vendi ku Imzot Anastas Mamaj u fronëzua si Mitropolit i Korçës. Një vit më pas, në përvjetorin e parë të shërbesës, ai iu drejtua besimtarëve me një mesazh që e vendos në qendër të detyrës së tij jo titullin, por shërbimin dhe afrimin me komunitetin. Që në ditën e fronëzimit, Imzot Anastasi kishte deklaruar se synimi i tij nuk ishte thjesht të bëhej Mitropolit, por të fitonte një vend në zemrat e njerëzve. Një vit më vonë, ai e riktheu këtë mesazh, duke e konsideruar afrimin me komunitetin një nga arritjet më të rëndësishme të këtij viti. LEXO edhe...Po transportonte 5 emigrantë drejt Tiranës kundrejt parave, arrestohet një person në Maliq! I sekuestrohet 'Audi' dhe telefonat Gjatë 12 muajve të parë në krye të Mitropolisë së Korçës, prania e tij është shtrirë përtej qytetit të Korçës, në komunitetet ortodokse të Pogradecit, Devollit, Pustecit dhe zonave të tjera të qarkut. Shërbesat fetare, kremtimet e festave të rëndësishme të kalendarit ortodoks, takimet me komunitetet dhe vëmendja ndaj të rinjve kanë qenë pjesë e veprimtarisë së tij gjatë këtij viti. Në fjalën e përvjetorit, Mitropoliti kërkoi nga besimtarët lutje dhe jo vetëm urime, duke u lutur për urtësi në vendimmarrje, durim, guxim dhe përulësi. Por mbi të gjitha, ai kërkoi dashuri, duke theksuar se në shërbesën e tij nuk duhet të ketë njerëz të rëndësishëm dhe të parëndësishëm, të afërt apo të largët. Një mesazh që e shoqëroi edhe urimi për vitet që do të vijnë, me synimin që përparimi i komunitetit të mos matet vetëm me vepra materiale, por mbi të gjitha me besim, përulësi dhe dashuri. Në ceremoninë e përvjetorit, një tjetër moment i rëndësishëm ishte dhënia e ofiqit të Stavroforit Ekonomit për At Kostandin Mujon, në vlerësim të viteve të shërbimit të tij në Mitropolinë e Korçës. U.D/ReportTv.al Korce Mitropoliti i Korces Anastas Mamaj Komento Komente Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik? Po 54.9% Jo 38.8% Disi 6.4% Vota total: 1117 Sondazhi i ditës: Ambasadori i ri i SHBA nis misionin, a besoni se do sjellë ndryshim në mjedisin politik?

