Lajme Zone
Një vit pa e parë, nipi i ardhur nga Italia surprizon gjyshen
Të tjeraJOQ Albania

Një vit pa e parë, nipi i ardhur nga Italia surprizon gjyshen

Një video emocionuese ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, ku një i ri, sapo i kthyer nga Italia pas rreth një viti larg familjes, ka menduar një mënyrë të veçantë për të surprizuar gjyshen e tij në Lezhë.

I riu ka improvizuar sikur ishte kamarier në restorantin ku gjyshërit e tij po qëndronin bashkë dhe e pyeti gjyshen: “A keni porositur ujë?”

Në fillim, ajo nuk e kupton se kush po i drejtohet, pasi ende nuk e kishte parë “kamarierin”. Por sapo kthen kokën dhe kupton se pas zërit fshihej nipi i saj, reagimi i saj është i pamundur të mos të prekë.

Pas një viti larg njëri-tjetrit, përqafimi mes gjyshes dhe nipit duket se ka qenë momenti që të dy kishin pritur.

Një surprizë e vogël, por me shumë mall brenda. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)