Lajme Zone
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

VIDEO/ Vlorë, Policia kontrolle “blic” rrugëve të qytetit


Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Policia e Vlorës ka shtuar kontrollet në disa pika të qytetit, në kuadër të masave të marra për rritjen e sigurisë gjatë fundjavës.

Një prej pikave të kontrollit është vendosur në rreth rrotullimin e Transballkanikes, ku efektivët ndalojnë dhe kontrollojnë automjetet që qarkullojnë në këtë aks.

Kontrollet kanë në fokus veçanërisht automjetet me xhama të zinj, ndërsa verifikohen edhe drejtuesit dhe pasagjerët, për identifikimin e personave në kërkim apo të atyre që mund të mbajnë armë pa leje. Kontrolle të ngjashme po zhvillohen edhe në pika të tjera të qytetit të Vlorës, ndërsa prania e shtuar e forcave të policisë synon parandalimin dhe evidentimin e shkeljeve të ligjit gjatë fundjavës/abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet