TIRANË- Një vit më parë, në një nga sallat e gjyqeve të Gjykatës së Apelit, një plumb i mori jetën gjyqtarit Astrit Kalaja. Ngjarja e rëndë tronditi komunitetin e magjistratëve, por ende sot e kësaj dite, asgjë nuk ka ndryshuar sa i përket sigurisë, edhe këtu, përveç një punonjësi të shtuar të policisë që mbikëqyr mjediset e jashtme 365 ditë më pas në këtë sallë në Apelin e Përgjithshëm të Tiranës nuk është parashikuar një proces gjyqësor. Në tavolinën ku gjyqtari Astrit Kalaja dha vendimin e fundit, para se të qëllohej për vdekje, qëndron një tufë me lule dhe një fotografi e tij në shenjë nderimi. Kolegët kanë vendosur ta kujtojnë kështu gjyqtarin që shërbeu 44 vite. LEXO EDHE:1-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, trupa e Gjykatës së Apelit nderon kujtimin e tij Edhe prokuroria priti këtë 6 tetor për të dhënë një mesazh të veçantë. Drejtuesi Arenc Çela dërgoi në Gjykatë dosjen ndaj ekzekutorit të gjyqtarit Kalaja. Elvis Shkambi, 31-vjeçar, akuzohet për vrasje “Vrasje të funksionarëve publikë”, tentativë vrasjeje në rrethana cilësuese dhe armëmbajtje pa leje. Vetëm akuza e parë, ajo e ekzekutimit të gjyqtarit e dënon minimalisht 30 vite, deri në mbyllje përjetë në qeli. Akuza tjetër, është ajo e tentativës së vrasjes të palës kundërshtare në gjyq, pasi Shkambi qëlloi babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, duke i plagosur të dy. Sipas Prokurorisë, ai kishte hyrë disa herë në gjyq me armë, pikërisht me synimin për të vrarë palën kundërshtare. Këtë e dinte edhe xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, ndaj të cilit prokuroria ka ngritur akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese në bashkëpunim. Në gjyq është dërguar edhe Banush Koxhaj, roje sigurie në Gjykatën e Apelit të Tiranës, i cili sipas prokurorisë nuk kishte ushtruar asnjë kontroll, madje nuk ka bërë regjistrimin e tyre në librin e hyrje-daljeve. Ngjarja e 6 tetorit 2025, rreth orës 15:30 pasdite, tronditi gjithë vendin. Për herë të parë në historinë e vendit, një gjyqtar ekzekutohej në sallën e gjyqit. Një vendim për anulimin e disa gjobave, mes morisë së proceseve gjyqësore për një konflikt prone të nisur dekada më herët, u bë shkas që t’i merrej jeta togës së zezë me një eksperiencë 44-vjeçare. Dështimi flagrant i sigurisë bëri që shteti dhe politika të ngrinin alarmin, ndërsa u morën angazhime për masa të menjëhershme. Por kur kanë kaluar 12 muaj nga ajo ditë, përveçse në GJKKO dhe SPAK ku u shtuan disa elementë sigurie në të gjitha gjykatat e vendit thuajse nuk është bërë asgjë. Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka hartuar, qoftë dhe formalisht, ndonjë akt që të udhëzojë gjykatat e vendit për protokollet e nevojshme të sigurisë në mjediset e brendshme. -------------------------------Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 15:09 1-vjetori i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, trupa e Gjykatës së Apelit nderon kujtimin e tij Gjykata e Apelit është mbledhur në shenjë homazhi ndaj Astrit Kalasë, në 1-vjetorin e vdekjes së tij pas vrasjes në sallën e gjyqit. Trupa gjyqësore ka nderuar kujtimin dhe kontributin në drejtësi të gjyqtarit Kalaja.Më pas, i janë drejtuar Shkodrës për t’i shprehur ngushëllime e solidaritet familjes së tij.Njoftimi i plotë:Sot shënohet një vit nga vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, një humbje e dhimbshme për familjen, kolegët dhe drejtësinë shqiptare.Në fillim të ditës së sotme, trupa gjyqësore e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm u mblodh në kujtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, në njëvjetorin e vrasjes së tij, duke nderuar kujtimin e kolegut dhe kontributin e tij në drejtësi.Më pas, në Shkodër, familjes së tij iu shprehën ngushëllimet dhe solidariteti i kolegëve, të cilët ndajnë dhimbjen e kësaj humbjeje dhe e kujtojnë Astritin me respekt e mirënjohje. P.J/Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Astrit Kalaja Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja gjon shkambi Elvis Shkambi Banush Koxhaj Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3078 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?
