Lajme Zone
Një tjetër i rënë nga vettingu fiton në Strasburg, GJEDNJ: Të rihapen procedurat për Adnand Kosovën! Shkarkimi i ish-prokurorit jo proporcional
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Një tjetër i rënë nga vettingu fiton në Strasburg, GJEDNJ: Të rihapen procedurat për Adnand Kosovën! Shkarkimi i ish-prokurorit jo proporcional

Adnand Kosova, ish-prokurori i cili u shkarkua nga vettingu në mars 2020, ka fituar të drejtën për të kërkuar rikthimin në sistem. Gjykata e Strasburgut ka pranuar kërkesën e Kosovës duke konkluduar se vendimi i shkarkimit për të ka qenë jo proporcional. Nëse ish-prokurori do të kërkojë rihapjen e procesit do të jetë i pesti ish magjistrat që troket në Kushtetuese pasi ka fituar më parë në Strasburg.

Në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut është marrë një tjetër vendim që rrëzon një vendimmarrje të vettingut shqiptar. Shtatë vite pasi Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra, prokurori Adnan Kosova, mund të rikthehet në sistemin e drejtësisë. Strasburgu e ka konsideruar jo proporcional shkarkimin e tij dhe ka sugjeruar që nëse ish prokurori e kërkon vettingu të ribëhet. Pasi kishte fituar në KPK konfirmimin në detyrë, KPA e ndarë në 3 vota me 2 kishte vendosur shkarkimin e Kosovës për shkak të mos justifikimit të një kapari të paguar prej 1.5 milionë lekësh. Këtë vendimmarrje GJEDNJ e cilëson si të tepruar pasi “ në bazë të një vlerësimi të përgjithshëm të rrethanave të veçanta të çështjes, autoritetet kombëtare nuk arritën të jepnin arsye "relevante dhe të mjaftueshme" për të justifikuar ndërhyrjen në të drejtën e aplikantit për respektimin e jetës së tij private dhe se shkarkimi i aplikantit ishte në disproporcion me qëllimet legjitime të ndjekura nga procesi i verifikimit”. LEXO EDHE:Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor Duke konstatuar shkelje të nenit 8 të Konventës, cënim të së drejtës për jetë private, për shkak të ndërprerjes në mes të karrierës, Gjykata e Strasburgut thotë se “Nëse aplikanti e kërkon këtë, do të ishte e përshtatshme të rihapen procedurat e verifikimit dhe të rishqyrtohet çështja në përputhje me kërkesat e Nenit 8, siç përcaktohet në këtë vendim”. Gjykata i jep një dëmshpërblim prej 11 mijë eurosh, teksa rrëzoi kërkesën e tij për t’u paguar për të gjitha vitet që nuk ka punuar, mbi 220 mijë euro, plus inflacionin, interesat dhe taksat. Ky vendim i Strasburgut për ish prokurorin Adnand Kosova është shumë i ngjashëm me atë për Antoneta Sevdarin, e cila më pas kërkoi në KPA rishikim dhe u kthye në detyrë, duke u bërë e para që një vendim shkarkimi i formës së prerë u përmbys. Duhet pritur nëse Adnand Kosova do ta kërkojë rihapjen e çështjes, tashmë në Gjykatë Kushtetuese, e cila ka marrë kompetencat e KPA. Aktualisht në Kushtetuese kanë depozituar rishikim vendimi 4 ish magjistratë, prokurorët Ferdinand Elezi, Gentjan Osmani dhe gjyqtarët Ervin Metalla e Izet Kadana, për të cilët Gjykata e Strasburgut ka sugjeruar rihapjen e procesit. Kliko ketu për të lexuar dokumentin e plotë... SI.E./Shqiptarja.com TAG: gjykata e strasburgut adnand kosova Vetting Komente Komento Sondazhi i ditës:

3 Tetor, 19:15

Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.3% Jo 22% Nuk e di 6.7% Vota total: 3079 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?