Lajme Zone
Një shtetas maroken humbi jetën gjatë arrestimit nga policia/ Shpërthejnë protestat në Itali
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Një shtetas maroken humbi jetën gjatë arrestimit nga policia/ Shpërthejnë protestat në Itali

Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në qytetin italian të Bolonjës, pasi një 42-vjeçar me origjinë marokene humbi jetën gjatë ndalimit nga forcat e rendit. Abderrahim Fakir, i cili jetonte në Itali që prej moshës pesëvjeçare dhe drejtonte një biznes të vogël, ndërroi jetë të dielën ndërsa mbahej i shtrirë në tokë nga dy efektivë policie. Videot e publikuara në mediat italiane t

Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në qytetin italian të Bolonjës, pasi një 42-vjeçar me origjinë marokene humbi jetën gjatë ndalimit nga forcat e rendit.

Abderrahim Fakir, i cili jetonte në Itali që prej moshës pesëvjeçare dhe drejtonte një biznes të vogël, ndërroi jetë të dielën ndërsa mbahej i shtrirë në tokë nga dy efektivë policie.

Videot e publikuara në mediat italiane tregon Fakirin duke bërtitur vazhdimisht "Aiuto, aiuto, basta" ("Ndihmë, ndihmë, mjaft"), ndërsa dy policë e mbajnë pa lëvizur. Prokuroria ka nisur një hetim për rastin dhe ka kërkuar sekuestrimin e pamjeve nga kamerat trupore të efektivëve për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Vdekja e tij ka shkaktuar reagime të forta në Itali. Organizatat për të drejtat e njeriut dhe partitë opozitare kanë kërkuar një hetim të plotë dhe transparencë mbi veprimet e policisë.

Gjatë protestës së së hënës në mbrëmje, demonstruesit hodhën fishekzjarre pranë ndërtesave të policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën.

Rasti është krahasuar në Itali me vrasjen e George Floyd në Shtetet e Bashkuara, ndërsa disa politikanë të opozitës e kanë lidhur ngjarjen edhe me metodat e përdorura nga autoritetet amerikane të emigracionit (ICE).

Hetimet për vdekjen e Abderrahim Fakirit vijojnë, ndërsa priten rezultatet e ekspertizës dhe analizimin e pamjeve nga kamerat trupore të policisë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.