Prokuroria e Posaçme ka reaguar zyrtarisht pas raportimeve se një prokuror i SPAK-ut është filmuar në zyrën e Ergys Agasit.
Në një reagim zyrtar për gazetarin Arsen Rusta, SPAK-u, lidhur me raportimet, ka sqaruar se nuk asnjë prokuror i posaçëm nuk është në hetim dhe se asnjë prokuror nuk është thirrur për t'u marrë në pyetje për këto raportime.
Po ashtu ka sqaruar se asnjërit prej 20 prokurorëve nuk i është dërguar fletëthirrje për efekte verifikimi apo sqarimi.
Reagimi i plotë: Në përgjigje të kërkesës suaj, e protokolluar në Prokurorinë e Posaçme më 2.10.2026, ju informojmë si vijon:
Në lidhje me raportimet e fundit, sqarojmë se nuk është regjistruar emri i asnjë prej prokurorëve të SPAK, në kuadër te procedimit penal objekt i pyetjes dhe asnjë prej tyre nuk është thirrur për t’u marrë në pyetje në lidhje me këto raportime.
Në përgjigje të pyetjes së dytë, ju informojmë se asnjërit prej 20 prokurorëve nuk i është dërguar fletëthirrje për efekte verifikimi apo sqarimi. Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

