Shkatërrimi bie në sy që në hyrje të Tiranës. Pranë Zogut të Zi, dy banka të nivelit të dytë dhe një dyqan i një kompanie telefonike kanë rënë pre e dhunës së protestuesve mbrëmjen e të mërkurës.
Pre e sulmit ka rënë dhe kjo bankë në bulevardin Zogu i Parë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë, pak metra larg saj, ngjason me godinat e një prej vendeve në luftë.
Fasada e xhamtë është thyer, ndërsa pjesë të saj janë ngjyrosur me të zezë nga flakët e mbrëmjes së shkuar. Protestuesit nuk kursyen as selinë e Kolegjit të Europës. Ndërsa shumë prej stacioneve të autobusëve janë të shkatërruar.
Kosha mbetjesh të djegur, tabela të thyera e semaforë të dëmtuar gjen thuajse në të gjithë zonën qendrore të Tiranës, duke na dhënë pamjen e një kryeqyteti në kaos. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Tirana

