Lajme Zone
Një mundësi të dytë ish-it, Ariana Grande zyrtarizon rikthimin me Ricky Alvarez
KulturëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Një mundësi të dytë ish-it, Ariana Grande zyrtarizon rikthimin me Ricky Alvarez

Këngëtarja publikoi të hënën, më 2 nëntor, një seri fotografish nga përditshmëria e saj e fundit, ku në foton e parë shfaqet e përqafuar me partnerin, duke shkëmbyer shikime dashurie.

Ariana Grande ka ndarë me ndjekësit disa momente romantike me Ricky Alvarez, pas ribashkimit të tyre. Këngëtarja publikoi të hënën, më 2 nëntor, një seri fotografish nga përditshmëria e saj e fundit, ku në foton e parë shfaqet e përqafuar me partnerin, duke shkëmbyer shikime dashurie. Në një tjetër fotografi, Grande shihet duke e puthur Alvarez në ballë gjatë një daljeje në mbrëmje. Krahas postimit, ajo vendosi vetëm një zemër dhe tri pikëçuditëse. LEXO edhe...Mes emocioneve dhe lotëve, Ariana Grande përfn turneun dhe tërhiqet nga jeta publike Historia e dashurisë mes Grande dhe Alvarez nisi në prill të vitit 2015 dhe përfi në korrik të vitit 2016. Thashethemet për një ribashkim nisën verën e kaluar, pas lajmit për ndarjen e këngëtares nga Ethan Slater, në qershor. Dyshimet u shtuan kur Grande zbuloi një tatuazh që thuhet se është identik me atë të partnerit të saj. Pak kohë më vonë, ata nisën të shfaqeshin së bashku në dalje publike, ndërsa në shtator këngëtarja u fotografua duke shkëmbyer puthje me Alvarez, duke përforcuar zërat për rikthimin e tyre në çift. P.J/ReportTv.al ricky alvarez ariana grande Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 52.9% Veliajn 29.3% Asnjërin 17.9% Vota total: 280 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?