Lajme Zone
Integrimi në BE/ Nesër raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave deri më 2027-ën
PolitikëReport TV

Integrimi në BE/ Nesër raporti i progresit dhe udhërrëfyesi për Shqipërinë, përcaktohen afatet për mbylljen e negociatave deri më 2027-ën

Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”.

Të mërkurën në orën 13:00, Komisioni Europian do të publikojë progres raportin dhe udhëzimet me afatet kohore dhe hapat për përmbylljen e procesit të anëtarësimit për vendet kandidate në BE. Konkretisht, do të publikohen udhëzime për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën. LEXO edhe...4 milionë € dëm! Joshnin viktimat me fitime fiktive, çmontohet rrjeti ndërkombëtar me call center, 7 në pranga! Bursat mashtruese në Tiranë furnizohen në Qipro e Izrael Për këto vende, Komisioni Evropian thekson se objektivat për përfundimin e negociatave, në rastin e Shqipërisë deri në fund të vitit 2027, përfaqësojnë “ambicien e tyre”. Më pas, Komisioni paraqet afatet kohore se kur duhet të mbyllet secili kapitull për të arritur këto objektiva. Shqipëria, e cila pas Malit të Zi ka shënuar përparimin më të madh, duhet të mbyllë plot 31 kapituj. Për këtë arsye, për shumë diplomatë të BE-së, përfundimi i negociatave të anëtarësimit deri në fund të vitit të ardhshëm duket një objektiv tepër ambicioz. Për Malin i Zi thuhet se mund t’i përfjë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të dhjetorit 2026, ndërsa marrëveshja e anëtarësimit mund të nënshkruhet në qershor të vitit 2027. Shqipëria synon anëtarësimin e plotë në BE brenda vitit 2030. Udhërrëfyesit, të cilët janë pjesë e paketës së zgjerimit, vijnë si mesazh i Brukselit se zgjerimi mund të ndodhë, por një Bashkim Europian më i madh duhet të shoqërohet me reforma, rregulla më të forta dhe një proces vendimmarrjeje më fleksibël. P.J/SI.E./ReportTv.al shqiperi integrimi ne be progres raporti per shqiperine Komisioni Europian mali i zi ukraine Moldavi Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.5% Veliajn 25.3% Asnjërin 20.2% Vota total: 352 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?