Supersfida e mbrëmjës në Champions League mes Atletico Madrid dhe Bayern Munich është fituar 0-2 nga gjermanët, të cilët u rikthyen te 3 pikët pas 2 barazimeve. Në kryeqytetin spanjoll pjesa e parë prodhoi pak episode, ndërsa në të dytën do të zhbllokonte talenti Lenart Karl. Atletico u përpoq të reagonte, por Bayern i vrau shpresat me golin e Laimer. Ky sukses e ngjiti Bayern-in në kuotën e 8 pikëve, ndërsa spanjolët e Simeone-s mbetën me 4 pikë. Fitore e pastër edhe për Barcelonën që u rikthye te 3 pikët pas disfatës me Paris SG. Katalanasit mposhtën 3-0 Aston Villa-n, me Yamal i cili zhbllokoi shifrat në pjesën e parë, ndërsa në të dytën Rapinha kompletoi ‘dopietën’ dhe vulosi tre pikët. LEXO edhe...Champions League/ Sonte tre supersfida, spikat Atletico-Bayern Munich! M.United-Roma, Gasperini: S'kemi luksin të nënvlerësojmë Mbrëmje e magjishme për Manchester United. ‘Djajtë’ që humbën pjesën e parë 0-2 kundër Romës, në fund të 90 minutave përmbysën italianët me rezultatin 3-2, duke marrë 3 pikë tejet të rëndësishme për situatën ku ndodheshin. Soule dhe Malen me penallti i dhanë Romës shumë shpejt avantazhin e dyfishtë, por në vijim kapiteni Fernandes dhe Matheus Cunha barazuan shifrat. Në minutën e 86 me golin e dytë personal braziliani kompletoi përmbysjen e madhe, duke lënë shumë zhgënjim te skuadra e Gasperinit. Kjo edhe pse Cunha e mbylli ndeshjen me karton të kuq. Tre pikë shumë të rëndësishme edhe për Interin. Zikaltërit që ishin në kërkim të pikëve, sidomos edhe pas disfatës në derbi kundër Milanit, mposhtën pastër 0-3 Feyenoord. Në Holandë kampionët e Italisë zhbllokuan shumë shpejt rezultatin me Biseck, ndërsa brenda pjesës së parë Esposito dyfishoi shifrat. Në pjesën e dytë Zielinski realizoi golin e tretë të Interit për 3 pikët. Në sfidat e tjera të orës 21:00 Paris SG masakroi 0-6 Villareal, teksa mbi të tjerët shkëlqeu Fabian Ruiz, i cili realizoi ‘dopietë’. LASK mposhti 4-0 Slovan Bratislavën, ndërsa Bodo Glimt barazoi 0-0 kundër Lille. Më herët në orën 18:45 Galatasaray fitoi 2-0 ndaj Sttutgart, ndërsa Shakhtar humbi 0-1 kundër Sporting Lisbonës. Rezultatet e mbrëmjes Galatasaray 2-0 Sttutgart Shakhtar Donetsk 0-1 Sporting Lisbona At.Madrid 0-2 Bayern Munchen Barcelona 3-0 Aston Villa Bodo Glimt 0-0 Lille Feyenoord 0-3 Inter LASK 4-0 Slovan Bratislava Man United 3-2 Roma Villareal 0-6 Paris SG Ne.k./ReportTv.al Inter barcelona Bayern Munchen Manchester United roma champions league Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 54.5% Veliajn 25.3% Asnjërin 20.2% Vota total: 352 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?

