Lajme Zone
Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Një mijë vjet burg për Sali Hajdutin

"100 vjet burg" për Sali Berishën kërkon Edison Ypi në këtë opinion ku m akuzon kreun e PD-së për mënyrën se si e ka ushtruar pushtetin dhe për pasojat gjatë viteve të tranzicionit.

100 vjet burg për Sali Kullën, i cili, pushtetin që ja dhanë të persekutuarit, e përdori tinëzisht dhe pabesisht, për qëllime dhe përfitime vetiake duke përdorur mjetet më të fëlliqta, më të pandershme, më primitive, në ushtrimin e pushtetit, klientelizmin, nepotizmin, krahinarizmin, sidomos duke mbajtur nën sqetull dhe ledhatuar nomenklaturën, pasuruar persekutorët dhe kriminelat e Diktaturës. 100 vjet të tjera burg për Sali Shpellën që i shkaktoi një dëm kolosal Shqipërisë, dhe për turp të botës, kur nuk u largua nga skena pasi humbi Referendumin. 100 vjet, dhe pak i ka Sali Bolsheviku, për miratimin e Ligjit 7501 që veshi me të zeza mijëra nëna, e mbushi anembanë Shqipërinë me rënkime, e mbolli me krisma, dhe e mbarsi me vllavrasje të panumurta. LEXO EDHE:'PD nuk vjen në pushtet me Berishën', Spahiu në Report TV: Ambasadori Wendt po ndjek të njëjtën linjë si Yuri Kim 100 vjet pas hekurave për Sali Komunistin që krijoi precedentin katastrofik të kryetarit të partisë që nuk lë zgavër të pisët dhe bodrum të errët pa i futur hundët, ndërhyn sipas oreksit ose humorit të momentit me mënyra korruptive antiligjore nëpër punëra që rreptësisht nuk i përkasin: bën emërime, ndan prona, vendos për privatizime, cakton prioritete infrastrukturore, lidh dhe zgjidh aleanca pa konsultime. 100 vjet hapsanë pa hezitimin më të vogël për Sali Sovjetikun që nguli përgjithmonë në pushtet aleatët e tij të preferuar, llumin, plehrat, spiunët, rrugaçët, halabakët. 100 vjet në një shpellë të errët Sali Rrenacakun që nuk e pengoi por e stimuloi pjesmarrjen në biznes të familjarëve. 100 vjet te Shtatë Penxheretë Sali Kulla, dhe të thotë faleminderit për kaq pak, jo se i shpiku, por sepse nuk e kontrolloi rënien e piramidave financiare. 100 vjet në birucë për Sali Shpellarin që kërcënoi, dëshpëroi, largoi, mijëra të persekutuar të pabindur ndaj ligësive dhe djallëzive të tij përmes letrave me rrena që la Sigurimi, dhe ndërkohë u dha dorën rracës së vet, spiunave peqe-lepe që sot e kësaj dite i mban pas bythe. 100 vjet burg në Reç Sali Besëpreri që Kosovën e përdori vetëm si mjet, si vegël, si kartë për lojra politike, dhe kurrë me shenjtërinë që meriton gjysma e Atdheut. 100 vjet Sali Mëkatari i rreckosur dhe i uritur brenda një kafazi me shufra hekuri te sheshi Skënderbej ku ishte shtatorja e Kurvit, ku ta qeshin shqiptarët, të lozin kalamajt, të mahniten turistat, ta mbajnë gjallë duke i hedhur thërrimert e drekës që sapo e hëngrën budallenjtë që sot i vinë rrotull. U.D/Shqiptarja.com TAG: sali berisha Edison Ypi Komente Komento Rospi: 12/10/2026 15:18 Mos jane pak kaq vite ?? Përgjigju Sondazhi i ditës:

8 Tetor, 11:03

PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 58.9% Jo 34.7% Nuk e di 6.4% Vota total: 6963 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 8 Tetor, 11:03 PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?