Lajme Zone
Një kullë do të ndërtohet në vend të 'Tajvanit', shpallet kompania fituese! Ja projekti si do të duket ‘Tirana Fountain Plaza’ (FOTOT)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Një kullë do të ndërtohet në vend të 'Tajvanit', shpallet kompania fituese! Ja projekti si do të duket ‘Tirana Fountain Plaza’ (FOTOT)

Studio daneze ‘Bjarke Ignels Group” është shpallur fituese në konkursin ndërkombëtar për projektin e kullës që do të ndërtohet aty ku sot është Taivani. Ndërtesa e re në zemër të Tiranës, do të jetë në formën e një reje, brenda së cilës do të ketë struktura hoteliere, zyra dhe ambiente për aktivitete kulturore. Kryeministri Rama siguroi se nuk do të preket natyra e parkut ‘Rinia’.

Në parkun “Rinia” në zemër të kryeqytetit pritet të ndërtohet një kullë, e pagëzuar si “Tirana Fountain Plaza”, që do të zëvendësojë godinën aktuale të kompleksit “Tajavani” që është një pronë private. Mes pesë projekteve për rikualifikimin urban të Parkut “Rinia, juria ndërkombëtare ka shpallur fitues projektin e studios nga Danimarka të ‘Bjarke Ignels Group”. Propozimi është për të ngritur një ndërtesë tredimensionale mbi nivelin e tokës përmes kolonave, që poshtë ka hapësira të gjelbra, dhe lartë krijon idenë e një reje. LEXO EDHE:Dita e të moshuarve, 72 vjeçarja rrëfen sfidat e përditshme: Jetoj e vetme me një pension prej 14 mijë lekësh! Djalin e kam të paralizuar Në këtë kullë do të ketë zyra, struktura hoteliere, hapësira për aktivitete kulturore si dhe hapësira publike, pasi synimi është krijimi i një parku të ri me më shumë gjelbërim. Gjithashtu nuk do të mungojë as shatërvani, por ndryshe nga ai aktual, “shiu” këtë herë do të bjerë nga lartësia, pasi uji do të rrjedhë nga ndërtesa që do të ngrihet. Pak para se të prezantoheshin projektet, kreu i qeverisë garantoi se parku publik “Rinia” nuk do të preket nga kjo ndërhyrje, të cilën e konsideroi si një etapë tjetër të vizionit për Tiranën e vitit 2030. “Është shumë e qartë edhe në perimetrin e përcaktuar nga konkursi që çfarëdo që do të vendoset dhe çfarëdo që do të zhvillohet, do të duhet të rivlerësojë dhe të ndikojë në rigjenerimin e edhe të vetë Parkut, pa prekur asgjë që aty natyra ka si prani, por duke shtuar”, tha Rama. Në garë për këtë projekt ishin 5 studio të njohura ndërkombëtare arkitekturore nga Spanja, Danimarka dhe Franca, të cilat u prezantuan këtë të enjte në konkursin ndërkombëtar për Tirana Fountain Plaza. Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: Tirana Fountain Plaza Tirane Tajvani Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.5 / 5 (8 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento tefik: 01/10/2026 18:29 Vetem beton dine te hedhin,nuk lane lulishte pa shkateruar. Përgjigju Sondazhi i ditës:

30 Shtator, 16:02

Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale? Po 71.9% Jo 22.8% Jam i/e dyzyuar 5.3% Vota total: 1967 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 30 Shtator, 16:02 Kufizim për arrestin në burg, a jeni dakord me ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale?