Lajme Zone
Një jetë kushtuar misionit të mësuesit/ Ndahet nga jeta profesori i nderuar, Edip Mulla
EkonomiCNA

Një jetë kushtuar misionit të mësuesit/ Ndahet nga jeta profesori i nderuar, Edip Mulla

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka ngritur sërish shqet...

Profesori i nderuar, Edip Mulla, është ndarë nga jeta një ditë më parë, më 21 tetor 2026 në moshën 89-vjeçare.

Edip Mulla ishte një intelektual, i cili edukoi për vite me radhë breza të tërë.

Profesori Edip Mulla u lind në 15 qershor të vitit 1937. Ai përfi shkollën pedagogjike me korrespondencë. Profesori përfi Arsimin e Lartë dhe u diplomua në degën Gjuhë-Letërsi.

Prej më shumë se 40 vitesh ka punuar në arsim. Misionin e tij si mësues e ushtroi në shumë shkolla në 10 fshatra.

Vitet e fundit të misionit të tij i mbylli në fshatin Petrushë, ku qëndroi për 26 vite.

Pasioni i tij më i madh ka qenë Gjuha dhe Letërsia, por edhe teatri, kinematografia.

Profesori kishte njohuri të jashtëzakonshme në fushën e letërsisë, historisë.

Familjarët e tij e shquajnë profesorin për një kujtesë fenomenale, ishte njohur për ngjarje që kishin ndodhur shumë dekada më parë. Ai ishte një njeri i nderuar dhe i respektuar nga e gjithë shoqëria. Jeta e tij ka qenë me sfida dhe humbje të njëpasnjëshme. Familjarët e tij tregojnë se humbjet e më të dashurve të tij e rënduan shumë gjendjen e tij emocionale.

8 vite më parë ka humbur bashkëshorten e tij, e cila po ashtu shërbente si mësuese. Në vitet e fundit, profesori u përkushtua të shkruante gjenealogjinë e familjes së tij, ku pasqyroi në 9 breza, një kujtim dhe një punë e jashtëzakonshme e lënë trashëgimi për të gjitha brezat që do të vijnë më pas nga familja Mulla.

Profesori Edip Mulla ka shkruar shumë tregime, novela, të cilat janë në porosi që ai ua ka lënë fëmijëve të tij për t’i botuar. Profesori Edip Mulla do të mbahet gjithmonë mend si një njeri i nderuar dhe i respektuar nga e gjithë shoqëria, e cila ka pësuar një humbje të madhe pas largimit të tij nga jeta./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.