Lajme Zone
Të tjeraReport TV

Një javë nga helmimi, banorët e Fushë-Arrëzit ende pa përgjigje: Të paktën na thoni a mund ta konsumojmë ujin


Ka kaluar një javë që nga dita kur një fluks pacientësh përfunduan me simptoma helmimi në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, por ende nuk është gjetur shkaku. Edhe pse dyshimet e para ishin për helmim nga uji, drejtoria e Ujësjellësit thotë se ende nuk e ka marrë një përgjigje nga strukturat e shëndetit publik. Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë të dinë nëse mund ta konsumojnë ujin që u vjen n

Ka kaluar një javë që nga dita kur një fluks pacientësh përfunduan me simptoma helmimi në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit, por ende nuk është gjetur shkaku. Edhe pse dyshimet e para ishin për helmim nga uji, drejtoria e Ujësjellësit thotë se ende nuk e ka marrë një përgjigje nga strukturat e shëndetit publik. Nga ana tjetër, qytetarët kërkojnë të dinë nëse mund ta konsumojnë ujin që u vjen në rubinete si dhe kush do të mbajë përgjegjësi për atë që ndodhi. “Ka shumë heshtje, nuk ka një sqarim për popullatën. Nuk e dimë si është gjendja, askush nuk ka sqaruar. Analiza toksikologjike po vonhet. Ka shumë heshtje, njerëzit janë të shqetësuar. Heshtja e institucioneve na frikëson. Nuk është thjesht për të pirë ujë. Do të gatuajmë, do të lahemi. Uji i ndotur ndikon shumë, jemi larg shërbimeve të mëdha.” LEXO edhe...Rindezet zjarri në masivin pyjor të Terbunit, dyshohet i qëllimshëm! Zjarrfikësit nisen drejt vatrës së re “Nuk ka ardhur përgjigja që të paktën të dimë që popullata të mos ketë asnjë problem për këtë ujë”, thanë banorët. Një reagim për situatën e krijuar, e pati edhe Kisha Katolike, e cila kërkon një reagim nga institucionet. “Duhet informacion dhe një lloj transparence sepse njerëzit kanë nevojë për ta ditur dhe si është momentalisht. për mua, mirë është që ta bëjnë shpejt këtë shërbim. Fushë-Arrëzi është njohur gjithmonë për ujin e pastër dhe të mirë, kujdes dhe shihni cilësinë e ujit”, tha frati Andreas Walterman. Të dielën e kaluar rreth 50 pacientë u paraqitën në Qendrën Shëndetësore të Fushë-Arrëzit me simptoma të helmimit, ndërsa fluks pati edhe gjatë ditëve në vijim. Banorët pretenduan se situata u shkaktua nga uji, çka bëri që bluzat e bardha të njoftonin strukturat e Shëndetit Publik. Lidhur me këto pretendime ka nisur dhe një hetim policor, edhe pse ende pa përgjegjës. P.J/E.H/ReportTv.al Shkoder fushe arrez helmim Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 74.9% Të gabuar 21% Nuk e di 4.1% Vota total: 4615 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?