Lajme Zone
Një incident mund të cenojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin
EkonomiReport TV

Një incident mund të cenojë gjithë sezonin: Sigurimi që mbron biznesin, klientët dhe reputacionin

Nëse situata keq-menaxhohet, një incident që mund të ishte zgjidhur në mënyrë profesionale mund të kthehet në konflikt, humbje besimi dhe dëmtim të imazhit.

Një sezon i suksesshëm në turizëm, ndërtohet çdo ditë. Një klient i kënaqur lë një vlerësim pozitiv, rikthehet vitin tjetër dhe ua rekomandon eksperiencën të tjerëve. Por mund të ndodhë edhe e kundërta. Një incident çfarëdo, mund të kthehet në një histori që përhapet shpejt dhe të ndikojë në mënyrën se si perceptohet një biznes. Një rast incidenti me një klient nuk mbetet domosdoshmërisht vetëm një çështje mes klientit dhe biznesit. Në epokën e rrjeteve sociale, një eksperiencë negative mund të publikohet brenda pak minutash dhe të arrijë te qindra apo mijëra persona. LEXO edhe...Hotele, restorante dhe struktura turistike: Pse sigurimi i përgjegjësisë është i domosdoshëm gjatë verës? Prandaj, menaxhimi i riskut nuk lidhet vetëm me mbrojtjen financiare të biznesit. Lidhet edhe me mënyrën se si ai është përgatitur për të përballuar situatat e papritura. Kur një klient pëson një dëm gjatë përdorimit të shërbimit, biznesi duhet të përballet njëkohësisht me disa aspekte si: të kujdeset për klientin, të vlerësojë situatën, të përmbushë përgjegjësitë që i takojnë dhe të kufizojë ndikimin që ngjarja mund të ketë mbi aktivitetin. Nëse situata keq-menaxhohet, një incident që mund të ishte zgjidhur në mënyrë profesionale mund të kthehet në konflikt, humbje besimi dhe dëmtim të imazhit. Kjo është arsyeja pse sigurimi i përgjegjësisë duhet parë edhe si pjesë e një qasjeje më të gjerë për menaxhimin e biznesit. Ai nuk zëvendëson kujdesin, standardet e sigurisë apo përgjegjësinë e biznesit, por krijon një mbështetje kur ndodh e papritura. Një biznes nuk mund të kontrollojë çdo situatë që mund të ndodhë gjatë një sezoni. Pikërisht këtu sigurimi merr një tjetër dimension. Përveç mbrojtjes financiare, ai mund t’i japë biznesit më shumë siguri për të menaxhuar një situatë të vështirë dhe për të vazhduar aktivitetin e tij. Për Albsig, kjo marrëdhënie nuk përfn me momentin kur klienti merr policën. Trajtimi i dëmeve dhe pagesa në kohë janë pjesë e rëndësishme e shërbimit dhe e besimit që një kompani sigurimi ndërton me klientët e saj. Në një sektor ku reputacioni mund të ndikojë drejtpërdrejt në zgjedhjen e klientit, kjo ka një rëndësi të veçantë. Një hotel apo restorant nuk shet vetëm një shërbim dhome apo tavoline. Ai shet një eksperiencë. Prandaj kur diçka nuk shkon sipas planit, mënyra se si menaxhohet situata bëhet pjesë e po asaj eksperience. Mbrojtja e biznesit është edhe mbrojtje e besimit Sigurimi i përgjegjësisë nuk duhet parë vetëm si një masë për momentin kur ndodh një dëm. Ai është pjesë e përgatitjes së një biznesi që e merr seriozisht klientin, aktivitetin dhe reputacionin e tij. Në një sezon me fluks të lartë, bizneset turistike duhet të mendojnë jo vetëm për numrin e rezervimeve dhe klientëve që do të presin, por edhe për mënyrën se si do të përballojnë situatat e papritura. Me zgjidhjet e sigurimit të përgjegjësisë dhe fokusin tek trajtimi dhe pagesa në kohë rekord e dëmeve, Albsig synon t’u japë bizneseve një mbështetje që shkon përtej një police sigurimi. Më shumë siguri për biznesin, më shumë përgjegjësi ndaj klientit dhe më shumë besim për të vazhduar përpara. P.J/ReportTv.al albsig bizneset Kastrati Group Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2849 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?