Lajme Zone
Vrasja te “Principote” në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, jemi me fëmijët këtu
EkonomiJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Vrasja te “Principote” në Ksamil, pushuesit: Ky është krim, jemi me fëmijët këtu

Ksamili është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një turist 20-vjeçar francez mbeti i vrarë me thikë.

Ksamili është zgjuar mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë, ku një turist 20-vjeçar francez mbeti i vrarë me thikë.

Ngjarja ka tronditur edhe pushuesit që ndodhen në zonë, veçanërisht familjet që po kalojnë pushimet me fëmijët. Një prej tyre tha se lajmi ishte veçanërisht i rëndë për t’ua treguar të vegjëlve.

“Është një ngjarje e rëndë, jemi me pushime me fëmijët. Si t’u themi që është vrarë dikush? Ata do të tremben”, u shpreh pushuesi.

Të tjerë e cilësuan ngjarjen të dhimbshme dhe të papranueshme. “Na vjen shumë keq që ndodhi. Ky është një krim”, tha një tjetër pushues.

Sipas të dhënave paraprake, 20-vjeçari francez kishte qenë klient në lokalin e natës “Principotes”, ku dyshohet se u përfshi në një konflikt me një të ri nga Hasi, i cili punonte si truprojë. Shkaqet e konfliktit mbeten ende të paqarta, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.