24 vatra zjarri janë raportuar gjatë orëve të fundit në vend, 7 prej të cilave vijojnë të jenë aktive ndërsa 2 po mbahen në monitorim. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku për të izoluar flakët, është ndërhyrë me forca të shumta tokësore, të mbështetura nga 2 avionë Air Tractor. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. LEXO edhe...Grabitja në argjendarinë në Paskuqan, arrestohet njëri prej autorëve! Po tentonte të kalonte kufirin në Qafë Thanë, policia: Gjendet edhe kallashnikovi (EMRI+VIDEO) Në Qafë Helmës e Bruç të Matit, vijon operacioni në terren të vështirë. Në Lufaj të Mirditës ka ndërhyrë 1 helikopter, kurse në Fushë-Lajë të Pukës janë angazhuar 2 të tillë për vatrat në pyjet e Tërbunit e Gjegjanit ku flakët kanë avancuar. Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit ku është angazhuar 1 helikopter të forcave të armatosura, por s’ka rrezik për banesat. Në Vakumone e Priskë vijon monitorimi. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat. Share P.J/E.H/ReportTv.al zjarret 2026 Diber Shkoder Tirane lure dajt terbuni Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.4% Shoqëria 24.9% Social media 16.7% Vota total: 2850 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

