Lajme Zone
Një i vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër/ Si nisi përplasja mes 25-vjeçarit dhe babë e bir
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Një i vdekur dhe dy të plagosur në Shkodër/ Si nisi përplasja mes 25-vjeçarit dhe babë e bir

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër ka përfunduar me një 24-vjeçar të vrarë dhe dy persona të tjerë të plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, pas një përplasjeje për motive të dobëta mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe dy banorëve të zonës, Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç. Sipas të dhënave paraprake të Polic

Një konflikt i nisur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër ka përfunduar me një 24-vjeçar të vrarë dhe dy persona të tjerë të plagosur. Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, pas një përplasjeje për motive të dobëta mes 25-vjeçarit Andri Vulaj dhe dy banorëve të zonës, Qamil Lulit, 63 vjeç, dhe djalit të tij, Ylber Luli, 24 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake të Policisë, gjatë konfliktit Vulaj dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndaj babë e bir. Në vijim, Qamil dhe Ylber Luli dyshohet se janë kundërpërgjigjur duke e goditur 25-vjeçarin me thikë.

Të tre të përfshirët mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për trajtim mjekësor. Por gjendja e 24-vjeçarit Ylber Luli ka qenë e rëndë dhe ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë në spital.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e Policisë mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e Andri Vulajt. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes u gjet dhe sekuestrua edhe një pistoletë, që dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të konfliktit, rrethanat që çuan në përdorimin e armës dhe thikës, si dhe përgjegjësinë e secilit prej personave të përfshirë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e saj. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm