Një grup të rinjsh i janë bashkuar protestës para Ministrisë së Arsimit. Mësohet se gjimnazistët kanë ardhur nga rrethrrotullimi i Zogut të Zi teksa menjëherë kanë nisur hedhjen e gurëve ndaj policisë. Policia prej disa minutash po tenton të shpërndajë protestuesit teksa të rinjtë po rezistojnë edhe ndaj ujit dhe gazit lotsjellës. Ata pasi spostohen pak metra, rikthehen duke hedhur sërish gurë si dhe duke shkulur kangjellat në trotuare. Protesta e studentëve, policia jep njoftimin: 55 të arrestuar, 51 efektivë të plagosur dhe 98 të proceduar
