Pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, një grup pedagogësh i janë bashkuar protestës në Tiranë. Mes tyre janë edhe dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, dhe vajza e ish-kryeministrit, Argita Berisha. Rreth 1300 pedagogë, nga afro 10 mijë që numëron personeli akademik në vend, raportohet se kanë nënshkruar peticionin, përmes të cilit kërkohet largimi i Ramës nga detyra dhe krijimi i një qeverie kujdestare. Peticionin e kanë firmosur edhe figura të tjera të atashuara pranë Partisë Demokratike. LEXO edhe...Petro Koçi: Duart e bashkuara të Iranit, Rusisë, Serbisë, Albinit dhe Saliut në plaçkitjen e pronës dhe në sulmet vrasëse ndaj Policisë Pedagogët u mblodhë te Universiteti Politeknik dhe marshuan drejt Kryeministrisë, ku përmbysën karriget e dialogur të vendosura nga qeveria. Aleksandër Kovaçi: Qeveria, me gjithë kërkesat që kemi bërë edhe ne si sindikatë që në mars të këtij viti, nuk ka denjuar të përgjigjet zyrtarisht. Kjo është një qeveri që nuk dëgjon. Meqë nuk dëgjoi as studentët, as lëvizjen që më 31 maj, kur nuk u përgjigjet protestuesve paqësorë, duhet të presësh protesta të revoltuara. Fatkeqësisht, qeveria dhe kryeministri, në vend që t'u përgjigjen protestuesve paqësorë, sot u janë përgjigjur me dhunë, nëpërmjet organeve ligjzbatuese. Ne kemi parë edhe sjellje që rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ne kemi vendosur që në mënyrë simbolike të bëjmë marsh kundër dhunës së policisë dhe të shprehim solidaritetin tonë me studentët. Dhe, siç është theksuar edhe gjatë lëvizjes katërmujore, e cila nuk është dëgjuar nga pala tjetër, sot jemi në situatën kur duhet një zgjidhje. Kjo zgjidhje duhet të vijë nga politika. Nëse politika nuk është e zonja, t'u hapë rrugë pesë kërkesave që kemi paraqitur dhe zgjidhjes politike. Me grupin e sindikatës kemi diskutuar se cili është qëndrimi ynë në vijim. Mbështesim studentët. Qëndrimi i dytë është se bëjmë mirë të mblidhemi çdo ditë në orën 10:00, që të shprehim solidaritetin tonë me studentët. Kjo do të ndodhë derisa të jetë e nevojshme. Çdo ditë, në orën 10:00, do të jemi para Universitetit Politeknik të Tiranës. U bëjmë thirrje prindërve të mbështesin protestën e fëmijëve të tyre, të studentëve dhe nxënësve shqiptarë. Mora vesh që kryeministri ka vendosur disa karrige para Kryeministrisë dhe thotë se na pret për dialog. Kryeministër, pedagogët s’kanë dialog me ju. Me ju kanë dialog studentët. Zgjidhini problemet me studentët. Ne jemi me studentët, nuk ka komunikim me pedagogët. Lajmi në përditësim.... Ora 11:05 Protestat/ Drejtoresha e MIA, Manjola Hasa, para Kryeministrisë: Kush dëshiron dialog me Ramën është i mirëpritur, dyert janë të hapura (VIDEO) Drejtoresha e Agjencisë për Media Për Informim, Manjola Hasa, ka dalë para Kryeministrisë, ku janë vendosur karriget simbolike të dialogut, për të përsëritur ftesën e kryeministrit Edi Rama për diskutim me protestuesit. Hasa doli para Kryeministrisë ndërsa pedagogët po protestonin. Ajo tha se për studentët, të rinjtë dhe qytetarët që dëshirojnë të dialogojnë me kreun e qeverisë janë të mirëpritur dhe se dyert janë të hapura për ta.“Unë jam këtu nisur nga ftesa e hapur për dialog, për këdo që është i interesuar të dialogojë me kryeministrin. Ka studentë, të rinj, qytetarë që janë të interesuar të dialogojnë. Unë jam këtu. Unë nuk jam këtu të flas në cilësinë e vendimmarrëses. Jam në emër të qeverisë. Qytetarët që duan të bëjnë këtë dialog me kryeministrin janë të mirëpritur, i kanë dyert e hapura", tha Manjola Hasa. Share Ora 11:02 Pedagogët marshim te Kryeministria, përmbysin ‘karriget e dialogut’ Pedagogët bashkë me protestuesit kanë vijuar marshimin ku janë ndalur te Kryemimistria.Me thirrjet “Poshtë diktatura”, dhe “Nuk ka dialog”, ata kanë përmbysur karriget ku ishin vendosur pankartat me mbishkrimin për dialog para Kryeministrisë. Share Ora 10:50 Pedagogët vijojnë marshimin së bashku me protestusit me thirrjen 'Pa dorëheqje nuk ndalojmë' (VIDEO) Grupi i pedagogëve te Universiteti Politeknik i Tiranës ka vijuar marshimin së bashku me një grup protestuesish me thirrjet “Pa rini nuk ka Shqipëri” dhe “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”.Pedagogët iu bashkuan tubimit pasi firmosën një peticion përmes të cilit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Share SI.E./ReportTv.al protestat kunder qeverise Jamarbër Malltezi argita berisha Komento Komente Arta: 20/10/2026 10:40 Kto per opinioni e popullit nuk duhet te ishin aty ,duket qe jane ushtaret e sales Përgjigju Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.8% Jo 77.7% Disi 3.4% Vota total: 8049 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?
