Lajme Zone
Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen
Të tjeraTop Channel

Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen

Një grup gjimnazistësh protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Elbasanit.

Një grup gjimnazistësh protestues kanë nisur marshimin në rrugët e Elbasanit. Ata janë ndalur pranë gjimnazit “Kostandin Kristoforidhi”, ku kanë bërë thirrje që bashkëmoshatarët e tyre t’i bashkohen protestës.

Gjatë qëndrimit pranë shkollës, ata kanë tentuar të rrëzojnë derën e gjimnazit, por janë larguar nga policia.

Ndërkohë, grupi vijon marshimin drejt gjimnazeve të tjera të qytetit, me qëllim përfshirjen e nxënësve të tjerë në protestë. Top Channel