Lajme Zone
Me makinë të blinduar nëpër Kurbin, jelek antiplumb dhe shpatë, arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’
Të tjeraTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Me makinë të blinduar nëpër Kurbin, jelek antiplumb dhe shpatë, arrestohet 35-vjeçari që kishte thyer masën e ‘arrestit në shtëpi’

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale për Hetimin, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson Picaku, 35 vjeç, dhe Zef Kolndreu, 31 vjeç, të dy banues në Laç.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit të Mbështetjes Operacionale për Hetimin, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Komisariatit të Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e siguruara, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Blindi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Elson Picaku, 35 vjeç, dhe Zef Kolndreu, 31 vjeç, të dy banues në Laç. “Këta shtetas u kapën nga shërbimet e Policisë në qytetin e Laçit, duke lëvizur me një automjet luksoz të blinduar, tip “BMW”, që drejtohej nga shtetasi E. P.

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi E. P. kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Apelit Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shtetasit Z. K., pasagjer në automjet, gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, ndërsa gjatë kontrollit në banesë iu gjetën një jelek antiplumb dhe një armë e ftohtë (shpatë)”, njofton policia.

Automjeti i blinduar, që dyshohet se është përfituar nga të ardhura me burime të dyshimta, lënda narkotike, sendet e kundërligjshme dhe 3 celularë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e veprimtarive të kundërligjshme të këtyre shtetasve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Top Channel