Lajme Zone
Live/ Bashkia e Kurbinit në flakë, në Tiranë protesta nis me “hare”, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve, Rama: 2500 euro shpërblim policëve në front
PolitikëTop Channel

Live/ Bashkia e Kurbinit në flakë, në Tiranë protesta nis me “hare”, të rinjtë me këngë e valle para efektivëve, Rama: 2500 euro shpërblim policëve në front

Kjo e hënë shënon ditën e shtatë të revoltës së dhunshme që nisi me studentët në Tiranë.

Kjo e hënë shënon ditën e shtatë të revoltës së dhunshme që nisi me studentët në Tiranë. Edhe sot është njoftuar se protesta do të mbahet në ora 12:00, teksa kanë nisur që tani grumbullimi i protestuesve.

Gazetaret e Top Channel në terren raportojnë se që në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia ka dalë në terren dhe ka nisur të bëjë shoqërime.

Ndërkohë që në Kurbin të rinjtë hodhën molotovë, duke vënë flakën në një pjesë të Bashkisë, në Tiranë edhe sot të rinjtë e kanë nisur protestën me këngë dhe valle. 11:28

Nis me bomba molotov protesta në Kurbin, flakë në ambientet e Bashkisë

Aktualitet 10:47

Nxënësit bojkotojnë mësimin në Mirditë, protesta zhvendoset në Rrugën e Kombit në Rubik

Aktualitet 10:37

Një grup gjimnazistësh marshojnë në rrugët e Elbasanit, tentojnë të rrëzojnë derën e shkollës. U bëjnë thirrje bashkëmoshatarëve tu bashkohen

Aktualitet 10:34

Protestat e dhunshme në ditën e 7-të, bizneset në Tiranë forcojnë masat e sigurisë, vendosin mbrojtëse hekuri në dritare

Aktualitet 09:55

Policia patrullon në rrugët e Tiranës, nisin shoqërimet e para të të rinjvë të dyshuar si protestues të dhunshëm

Aktualitet 09:46

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, disa të rinj mblidhen në sheshin “Skënderbej”

Aktualitet 09:33

Të rinjtë bojkotojnë sërish mësimin në Lezhë, marshim në rrugët e qytetit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”

Aktualitet 08:44

“Familjet e të miturve që dhunojnë do paguajnë dëmet”, Kryeministri Rama: Studentët që sulmojnë policët s’do kenë arsim falas e bursa

Politikë 08:37

Protestat e dhunshme/ “Nga janari do të rrisim dhe rrogat”, Rama: 2500 euro shtesë për çdo efektiv në front

Politikë 08:27

Rama për protestën në Tiranë: Rusia dhe Irani të përfshirë, sulme të mirëkomanduara nga forca të huaja

Aktualitet 08:18

“Trump i ka quajtur organizata terroriste…”/ Rama për protestat: Nuk negociohet me askënd që përdor dhunën, ka rënë shteti nëse negocion me ta

Politikë 08:09

“Dhuna nuk ka vend në një shoqëri demokratike”, Demo për protestat në Tiranë: Nuk mund të pranohet dhuna ndaj policisë

Politikë Top Channel