Protestuesit janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit në ditën e 7-të protestës. Për mikrofonin e Report Tv ata thonë se kanë dalë në protestë për të drejtat e tyre. “Kërkojë drejtësi. Pa drejtësi nuk ka Shqipëri”, tha një qytetar. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Studentët e dhjetorit nuk dogjën kryeqytetin! “Kam ardhur këtu vetë me lekët e mia”, tha një tjetër. Një protestues i maskuar (student) tha se kishin lajmëruar mësuesit për bojkotimin e mësimit. Ai shton se ata kanë marrë mbështetje. “Po protestojmë si studenta, që shkollën ta marrim jo me mik por me meritokraci. I kemi dërguar mesazh zyshave se do të bojkotojmë mësimin. Na kanë thënë na përfaqësoni sa më mirë”, tha protestuesi. Ndërkohë gjimnazistët të cilët janë bërë pjesë e protestave, thonë se janë gati të përballen me pasojat, me të cilat i ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama. Ata thonë se nuk pyesin asnjeri për të drejtat e tyre dhe se Rama po sheh vetëm interesin e tij. "Për të drejtat tona kemi dalë se janë rrahur shumë njerëz. Drejtoria na ka thënë mos të dalim, por ne nuk i pyesim. Le të kemi pasoja, Rama le të mbajë pasojat e veta me këtë shtet që ka bërë. një ditë Rama ka për të rënë”, tha një nxënës i shkollës Isa Boletini. “Kemi dalë për të drejtat tona, s’kemi arsim. Boll kemi duruar, Rama duhet të japë dorëhqjen", tha një protestuese. “Jam 14 vjeç. Rama mendon vetëm për vete”, tha i mituri. “Dje ishte ditëlindja ime e 15-të. E përjetova protestën me keqardhje. Gjysmën e të afërmëve i kemi në emigrim”, tha një tjetër. Xh.K/ReportTv.al Tirane protestat kunder qeverise Komento Komente Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend? Po 18.9% Jo 77.5% Disi 3.5% Vota total: 6671 Sondazhi i ditës: A i mbështesni protestat e dhunshme në vend?

