Prokuroria po heton vetëm se kush i shfaq videot porno dhe jo kush i filmoi, dhunoi, detyroi, promovoi, premtoi dhe mashtroi dhjetëra artistë në karrierë për 35 vjet. Çuditërisht këngëtaret dhe artistët viktima i janë nënshtruar sindromës së Stokolmit dhe të gjithë po mbështesin në polici atë që i filmoi. Problemi i tyre i vetëm është që populli ju pa organet gjenitale në ekran. Këtu fillon dhe mbaron shqetësimi i tyre. LEXO EDHE:Të tjera dëshmi për çështjen ‘Hila’, por asnjë denoncim për kompozitorin apo gazetarin që i shpërndau videot intime Sipas drejtësisë: “Epstein-i është i pafajshëm dhe se problemet janë mediat që zbulojnë." Ndoshta: Epstein-in e donin të vetëvrarë sepse në burg mund të nxirrte emrat e kupolës së orgjive, perversitetit dhe përdhunimit të “elitave”. Ka mijëra figura publike që shohin vetën e tyre tek ai që krevat që nuk ndërronte as çarçafët. Çfarë krimi, kur mendon se disa artistë burra dhe gra, janë promovuar si talente të reja që në moshën 10-vjeçare nga Epstein-i shqiptar. K*rvëria është bërë sitil jetese dhe fillon nga shërbimi sekret, administrata, biznesi, arti, sporti.... çdokund. Çudia më e madhe zgjat tre ditë. S’ka përgjim apo video që ndryshon më mentalitetin e funksionimit të këtij shteti dhe shoqëri në formë orgjie. E frikshme çfarë metamorfoze degraduese ka pësuar një pjesë e këtyre njerzve. Në fakt bordellot janë më të organzuara dhe më heremetike apo të pastra se kjo kuplaraja shqiptare. Kjo nuk është Shqipëria që duam. P.J/Shqiptarja.com TAG: videot intime te artisteve Kreshnik Spahiu Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71.2% Jo 22.1% Nuk e di 6.7% Vota total: 3234 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

