Lajme Zone
Nisin sot punimet në aksin ish-Sheshi Shqiponja–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Nisin sot punimet në aksin ish-Sheshi Shqiponja–Limuth, devijohet një korsi në autostradën Tiranë-Durrës

Këtë të premte do të nisin punimet e reja infrastrukturore dhe estetike në segmentin rrugor nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, çka do të shoqërohet me devijim të përkohshëm të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës.

Këtë të premte do të nisin punimet e reja infrastrukturore dhe estetike në segmentin rrugor nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit, çka do të shoqërohet me devijim të përkohshëm të trafikut në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), ndërhyrjet kryhen në kuadër të projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga ish-Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”. LEXO EDHE:IKMT shemb objektin 2-katësh në Tiranë, pjesë e projektit për Unazën e Madhe Projekti parashikon ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe “përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga ish-Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re”. Për shkak të ndërhyrjeve në terren dhe në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, ARRSH bën me dije se “do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme”. Njoftimi i plotë Autoriteti Rrugor Shqiptar vijon zbatimin e projektit “Plotësimi i punimeve dhe përmirësimi estetik nga Sheshi Shqiponja deri te nënkalimi i Limuthit”, i cili synon plotësimin e elementeve infrastrukturore dhe përmirësimin estetik të këtij aksi rrugor. Në kuadër të këtij projekti, duke filluar nga data 13.11.2026, do të nisin punimet e parashikuara, të cilat përfshijnë ndërtimin e mbikalimeve për këmbësorët, gjelbërimin e segmentit rrugor, realizimin e sistemit të ndriçimit rrugor, si dhe përmirësimin e shtresave asfaltike në segmentin nga Sheshi Shqiponja deri në pikën e lidhjes me autostradën e re. Gjithashtu, do të realizohen edhe punime të tjera të parashikuara në projekt. Gjatë zhvillimit të punimeve, në zbatim të planit të menaxhimit të trafikut, do të bëhet devijimi i përkohshëm i njërës prej korsive të qarkullimit, duke garantuar vijimësinë e lëvizjes së mjeteve në korsitë e tjera të disponueshme. Kontraktori ka marrë masat e nevojshme për organizimin e trafikut, vendosjen e sinjalistikës së përkohshme dhe zbatimin e të gjitha masave të sigurisë rrugore, me qëllim garantimin e sigurisë së përdoruesve të rrugës dhe të personelit që në kantier. Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve gjatë zhvillimit të punimeve, si dhe respektimin e sinjalistikës së përkohshme dhe udhëzimeve të punonjësve në terren. Share Xh.K / K.Ta Xh.K Shqiptarja.com TAG: sheshi shqiponja Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

12 Nëntor, 17:55

Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni? Të drejtë 71.7% Të gabuar 25.6% Nuk e di 2.7% Vota total: 962 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55 Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?