Protestuesit kanë nisur fjalimet e tyre për ditën e sotme.
Të mbledhur në sheshin “Skënderbej” fillimisht, protestuesit marshuan drejt Kryeministrisë, ku do të mbajnë dhe fjalimet.
Me simbolet kombëtare dhe pankarta në duar, protestuesit kanë vijuar me thirrjet për dorëheqjen e Ramës apo arrestimin e tij.
Për 40 ditë me radhë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

