Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340 mijë nxënës do të ulen në bankat e shkollës, me rreth 25 mijë nxënës që nisin për herë të parë shkollën. Ky vit i ri shkollor 2026-2027 vjen me risi dhe investime të rëndësishme në institucionet arsimore. MAS në të gjitha shkollat e vendit ka shpërndarë tekstet shkollore për vitin e ri shkollor, ndërsa për herë të parë, i gjithë cikli i arsimit fillor, nga klasa e parë deri në klasën e pestë, është pajisur me tekste shkollore të reja dhe falas. LEXO edhe...Të hënën nis sezoni i ri shkollor, ja çfarë duhet të dini për programin ‘Pas Shkolle’ Ndërkohë 53 shkolla të reja ose të rehabilituara hapin dyert këtë vit shkollor, ndërsa më herët Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka bërë të ditur se janë miratuar edhe 39 projekte të tjera për rikonstruksionin e shkollave. Me fokusin për sigurinë në shkolla, këtë vit do të jenë në shërbim të nxënësve mbi 400 oficerë sigurie, të cilët do të punojnë sipas protokolleve dhe standardeve të përditësuara. Paralelisht vëmendje i është dhëë edhe shërbimit psiko-social, me 900 psikologë dhe punonjës socialë që do të jenë të pranishëm në shkollat e vendit gjatë vitit shkollor 2026–2027, për t’iu përgjigjur nevojave sociale dhe emocionale të nxënësve. 20 shkolla të Tiranës janë pjesë e projektit pilot “Smart City”, me kushte të shtuara sigurie përmes kamerave inteligjente. Për herë të parë 408 shkolla në mbarë vendin janë pjesë e programit “Pas shkolle”, duke u krijuar nxënësve mundësi për të mësuar, argëtuar dhe zhvilluar talentet e tyre në një mjedis socializimi dhe edukimi. Programi përfshin disa fusha, ndër të cilat “Bëjmë detyrat e shtëpisë”, muzikë, teatër, kërcim, zeje dhe arte pamore. Përmes këtyre aktiviteteve synohet që nxënësit të kenë akses në orë cilësore pas mësimit, të zhvillojnë potencialin dhe aftësitë e tyre, si dhe të krijojnë më shumë mundësi për socializim. Ndërkohë Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, me një videomesazh ka uruar të gjithë nxënësit në arsimin parauniversitar, një vit të mbarë shkollor. "Mirëmëngjes, këtë ditë të parë të shkollës të gjithë ju nxënës të dashur, mësues, prindër dhe gjyshër që sot shoqëroni nipër e mbesa në shkollë. Të dashur vogëlushë që sot nisni klasën e parë, që në fytyrë shfaqni buzëqeshje, por brenda jush keni shumë emocione dhe zemrat e vogla ju rrahin fort, kjo do të jetë një ditë që do ta mbani mend gjatë, ndoshta gjatë gjithë jetës suaj, prandaj ne të rriturit, mësuesit, drejtori i shkollës suaj, jemi kujdesur që kjo të jetë një ditë e bukur, e gëzueshme dhe ju të ruani kujtime të bukura prej saj. Ju sot do të njihni shkollën tuaj, do të mësoni ku do të jetë klasa juaj, do të mësoni ku është palestra ku do të luani, oborri ku do të pushoni, laboratori inteligjent i shkollës ku do të mësoni të bëni gjëra të bukura, do të mësoni emrat e shokëve dhe shoqeve tuaj. Ne sot jemi së bashku dhe do të jemi së bashku kështu e çdo ditë të vitit shkollor",shkruan Kumbaro. Në mesazhin e saj ajo thotë se në këtë vit janë rreth 1200 nxënës që janë transferuar nga shkollat jo-publike në shkollat publike. Sipas Kumbaros kjo tregon besimin që ofron sistemi publik i arsimit. Urime erdhën edhe nga kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj. Lajm në përditësim… Ora 10:46 Viti i ri shkollor, kryepolici Hita: Për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis (VIDEO) Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka uruar të gjithë nxënësit për vitin e ri shkollor.Përmes një një mesazhi Hita thotë se për nxënësit ky është një një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe - për sigurinë e nxënësve.“Të dashur nxënës, të nderuar mësues dhe prindër!Çdo fillim viti shkollor sjell një energji të veçantë. Oborret e shkollave mbushen sërish me fëmijë e të rinj, me emocionet e takimeve, me pritshmëri dhe me ëndrra të reja, ndërsa për prindërit interesimi për sigurinë dhe rezultatet në mësime.Sot, për nxënësit nis një tjetër rrugëtim drejt dijes, ndërsa për ne, Policinë e Shtetit, nis një përgjegjësi edhe më e madhe: të kujdesemi që ky rrugëtim të jetë i sigurt, sepse për sigurinë tuaj nuk bëjmë kompromis dhe nuk pushojmë. Nëse diçka ju shqetëson, flisni, sepse zëri juaj ka shumë rëndësi për ne. Na priftë e mbara dhe paçi një vit shkollor të suksesshëm e të sigurt”, shprehet Hita. Share Ora 08:23 Ambiente moderne, 6 shkolla të reja hapin dyert në Tiranë! Investimet e nisura nga Veliaj Foto: Shkolla 9-vjeçare 'Edith Durham'Viti i ri shkollor nis me një lajm të rëndësishëm për arsimin në Tiranë: gjashtë shkolla të reja hapin dyert për nxënësit, duke i shtuar qytetit kapacitete të reja dhe ambiente moderne për zhvillimin e procesit mësimor.Bëhet fjalë për investime të nisura gjatë administrimit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, të cilat kanë vijuar deri në përfundimin e tyre dhe tashmë janë vënë në shërbim të nxënësve dhe familjeve tiranase.Rikthimi i administrimit të Bashkisë nga Erion Veliaj shoqërohet edhe me përmbylljen e këtyre projekteve, duke bërë të mundur që gjashtë shkollat e reja të jenë gati pikërisht për nisjen e këtij viti të ri shkollor.Këto investime janë pjesë e një politike të fokusuar te modernizimi i infrastrukturës arsimore, krijimi i ambienteve më të mira për nxënësit dhe lehtësimi i presionit mbi shkollat ekzistuese, veçanërisht në zonat me rritje të popullsisë.Hapja e gjashtë shkollave të reja është një tjetër dëshmi se investimet në arsim kërkojnë vizion, planifikim dhe vazhdimësi, ndërsa përfituesit kryesorë janë fëmijët dhe familjet e Tiranës.Me nisjen e vitit të ri shkollor, këto godina nuk janë më thjesht projekte ndërtimore, por klasa të reja, ambiente të reja dhe mundësi të reja për mijëra nxënës të kryeqytetit. Share Ora 08:10 Viti i ri shkollor, Begaj: Besoni te vetja, tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja Foto:Nxënës në ditën e parë të shkollësPresidenti Bajram Begaj, uroi nisjen e vitit të ri shkollor. Në një mesazh Begaj shprehet se çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar dhe për të ëndërruar.Presidenti Begaj përcolli një urim të veçantë për fëmijët që ulen për herë të parë në bankat e shkollës. Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për të gjithë ata mësues, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë këtë mision fisnik.Mesazhi i Presidentit Begaj:Sot nis viti i ri shkollor për mijëra nxënës në të gjithë vendin. Çdo vit, çdo ditë e re në shkollë është një mundësi për të mësuar, për të zbuluar, por edhe për të ëndërruar. Shkolla nuk është thjesht një vend ku marrim dije. Është vendi ku përgatitemi të marrim përgjegjësi, ku mësojmë të njohim botën, të njohim vendin tonë, të kuptojmë historinë e tij, të çmojmë kulturën dhe vlerat e të kuptojmë misionin që kemi për të ardhmen e tij. Uroj të gjithë nxënësit, veçanërisht ata që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, të kenë një vit të mbarë, të suksesshëm dhe të bukur! Një urim i veçantë për mësuesit, të cilët me përkushtim, durim dhe dashuri kryejnë një detyrë jashtëzakonisht të rëndësishme, për të cilën e gjithë shoqëria jonë u është thellësisht mirënjohëse! Të dashur nxënës, Besoni te vetja, besoni tek ëndrrat tuaja dhe tek e ardhmja. Ajo do të jetë më e mirë dhe është në duart tuaja! Share Ora 08:03 Viti i ri shkollor, Rama: Një vit të mbarë nxënësve dhe mësuesve Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësve një vit të ri shkollor.Në një postim në rrjetet sociale Rama ka shpërdërë edhe fotot e disa prej shkollave të rikonstruktuar këtë vit.“Mirëmëngjes dhe me urimin për një vit të mbarë shkollor nxënësve, mësuesve, drejtuesve të shkollave, e padyshim edhe vetë prindërve që sot nisin fëmijët në shkollë, ju uroj të gjithëve një javë sa më të mirë. Disa prej shkollave të rilindura këtë vit, me kushte dhe standarde të reja për nxënësit dhe mësuesit”, shkruan Rama. Share Xh.K/ReportTv.al Mirela Kumbaro ministria e arsimit shkolla Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.4% Magjistratëve 15.6% Nuk e di 6% Vota total: 7573 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
