Këtë të hënë ka nisur viti i ri akademik në të gjitha universitetet e vendit. Universiteti i Tiranës mbetet zgjedhja e parë e maturantëve. Sipas të dhënave në të gjithë vendin janë gjithsej 120 mijë student, ku 20 mijë prej tyre janë në vitin e parë. Edhe këtë vit peshën më të madhe të pranimeve e mbajnë universitetet publike, ku 70% e të rinjve kanë zgjedhur univeristetet publike dhe 30% universitetet private. LEXO EDHE:Nis raundi i dytë i regjistrimeve në universitetet publike, kandidati i shpallur fitues ka dy ditë kohë për regjistrimin Ndërkohë degët më të preferuara nga maturantët janë Mjekësi e Përgjithshme, Stomatologjia, Inxhinieria, Arkitektura, Teknologjia e Informacionit, të ndjekura nga programet ekonomi-financë. Ministria e Arsimit ka rihapur aplikimet për plotësimin e formularit A1Z në portalin e-Albania për kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë në raundin e tretë të pranimeve në institucionet e arsimit të lartë. Aplikimet do të kryhen deri nesër, 6 tetor, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, përmes portalit “e-Albania”. Lajm në përditësim… Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 12:01 Viti i ri akademik, ministrja Spahiu nga Universiteti i Mjekësisë: Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, por mos e humbni kurrë humanizmin (VIDEO) Foto: Klodiana SpahiuMinistrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka përcjellë një mesazh për studentët e Mjekësisë me rastin e nisjes së vitit të ri akademik.Spahiu theksoi se mjekësia po përballet me ndryshime të shpejta, të nxitura nga zhvillimi i teknologjisë, inteligjencës artificiale, diagnostikimit të avancuar dhe kërkimit shkencor.“Sot, në nisje të vitit të ri akademik 2026–2027, pata kënaqësinë t’u drejtohem studentëve të Mjekësisë, në një ditë të veçantë të rrugëtimit të tyre. Mjekësia që do të ushtrojnë ata nesër nuk do të jetë e njëjtë me atë që kemi ushtruar ne dje. Teknologjia, inteligjenca artificiale, diagnostikimi i avancuar dhe kërkimi shkencor po ndryshojnë me shpejtësi mënyrën se si kujdesemi për shëndetin”, tha ajo.Spahiu tha se mënyra se si do të ushtrohet profesioni i mjekut në të ardhmen do të jetë ndryshe nga ajo e dekadave të mëparshme, për shkak të zhvillimeve të vazhdueshme në shkencë dhe teknologji.“Por, përtej çdo inovacioni, mbetet një e vërtetë themelore: mjekësia është dhe do të mbetet profesion i njerëzve për njerëzit. Përdorni dijen, përqafoni teknologjinë, kërkoni gjithmonë më shumë, por mos e humbni kurrë humanizmin.Sepse mjeku i së ardhmes duhet të ketë teknologjinë në duar, shkencën në mendje dhe njeriun në qendër të çdo vendimi. Suksese në këtë rrugëtim të bukur dhe fisnik!”, thekson Spahiu. Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:38 Viti i ri akademik, Begaj: Një udhëtim i ri përkushtimi e sfidash për studentët e pedagogët Foto: Bajram BegajPresidenti Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për fillimin i vitit të ri akademik. Kreu i Shtetit i uroi studentëve dhe pedagogëve një vit akademik sa më të suksesshëm. Në mesazhin e tij, ai theksoi se të rinjtë duhet ta shfrytëzojnë këtë mundësi me përkushtim për formimin e tyre profesional, duke nënvizuar se investimi në arsim dhe dije përbën investimin më të sigurt për zhvillimin e shoqërisë dhe të vendit.Presidenti theksoi, gjithashtu, rolin e pazëvendësueshëm të universiteteve në formimin e brezave të rinj. “Sot nis një vit i ri akademik, një udhëtim i ri përkushtimi dhe sfidash për studentët dhe pedagogët. Universitetet janë vatrat ku formohen jo vetëm profesionistët e aftë të së nesërmes, por, mbi të gjitha, qytetarët e angazhuar që do të ndërtojnë të ardhmen e vendit. Uroj që studentët të kenë kurajë për të ëndërruar, disiplinë për të punuar fort dhe besim për të arritur suksesin! Një vit të mbarë dhe plot mundësi të reja të gjithëve! Suksese!”, shkroi Begaj Xh.K/Shqiptarja.com Share Ora 08:31 Viti i ri akademik, Meta: Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë Foto: Ilir MetaIsh presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë studentët dhe pedagogët me rastin nisjes së vitit të ri akademik!Përmes një postimi në rrjetet sociale Meta thotë se ‘Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë’, ndërsa shprehet se arsimi po përballet me disa probleme.Prandaj sipas tij ‘arsimi është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë'.Postimi i plotë:Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese të gjithë studentëve dhe pedagogëve në nisjen e vitit të ri akademik!Universiteti duhet të jetë vendi ku ndërtohet e ardhmja e Shqipërisë. Por sot, arsimi i lartë përballet me probleme serioze, nënfinancim të qëllimshëm, paga skandaloze, mungesë reformash dhe kontroll politik që kanë dëmtuar rëndë cilësinë dhe autonominë akademike.Në një kohë kur vendet e rajonit po investojnë gjithnjë e më shumë në dije dhe kapitalin njerëzor, Shqipëria renditet e fundit për cilësinë e universiteteve, përballet me mbylljen e degëve, auditore gjithnjë e më bosh dhe një largim të pandalshëm të të rinjve jashtë vendit.Arsimi duhet të jetë një prioritet kombëtar. Vetëm përmes një sistemi arsimor cilësor dhe konkurrues mund të ndalim shpopullimin, të krijojmë mundësi reale për të rinjtë dhe të ndërtojmë një Shqipëri europiane me vende pune të mirëpaguara dhe produktive.Arsimi është një nga 5 prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë për 4 milion shqiptarë plus.Ne besojmë se ringritja e Shqipërisë nis nga ringritja e arsimit, me buxhet 5% të PBB-së, dyfishim të pagave të pedagogëve, depolitizim të universiteteve dhe reforma të thella që rikthejnë cilësinë, meritën dhe konkurrueshmërinë. Vetëm një vend që investon te dija dhe studentët, investon te e ardhmja e tij. Xh.K/Shqiptarja.com Share Xh.K/Shqiptarja.com TAG: universitete universiteti i tiranes Komente Komento Sondazhi i ditës:
3 Tetor, 19:15
Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private? Po 71% Jo 21.4% Nuk e di 7.6% Vota total: 1865 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 3 Tetor, 19:15 Përveç autorit, ligji duhet të ndëshkojë edhe kë ka bërë publike videot intime private?

