Ka nisur sesioni i ri parlamentar këtë të hënë. Me nisjen e sesionit, në sallë u hap Himni Kombëtar, ndërsa të gjithë deputetët u ngritën në këmbë për ta nderuar.
Menjëherë pas himnit, kryeparlamentari Niko Peleshi prezantoi rendin e ditës dhe mbajti fjalimin e parë.
“Ky Kuvend do të vlerësohet jo nga ajo që përfaqëson, por nga ajo që arrin. Ta përgatisim Shqipërinë për anëtarësimin e plotë drejt BE-së. Le ta bëjmë me rezultate konkrete. Shqipëria e ka zgjedhur Europën. Le të vazhdojmë punën që na çon atje”, tha ndër të tjera Peleshi. Top Channel

