Lajme Zone
Nis podcasti "Flasim"/ Rama: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë
PolitikëCNA

Nis podcasti "Flasim"/ Rama: Rezultatet e PISA 2025, fryt i një pune të gjatë

Ka nisur sot sezonin e shtatë podcasti “Flasim” i kryemini...

Ka nisur sot sezonin e shtatë podcasti “Flasim” i kryeministrit Edi Rama, ku ky i fundit u shpreh se episodi i parë do t’i kushtohet arsimit. Rama e nisi fjalën e tij me rezultatet e testit ndërkombëtar “PISA 2025”, ku Shqipëria shënoi rritje në renditje dhe doli e para në rajon.

Ai tha se rezultatet janë janë fryt i një pune të gjatë dhe transformimi tërësor i një përpjekjeje për të rritur cilësinë e infrastrukturës, teksteve dhe administrimit të shkollave.

Më tej Rama shtoi se Shqipëria e filloi këtë ngjitjë drejt majës së klasifikimit nga fundi dhe tha se sot Shqipëria është e para në matematikë. “Sezoni i 7 i podcastit, me një episod që nuk mund të mos i kushtohet arsimit në një moment të vitit kur po përfjmë pushimet, por edhe përgatitjet dhe po nis një vit i ri arsimor.

Nuk mund të rri dot pa e shfrytëzuar këtë rast për të shpehur kënaqësinë për rezultatet e testit tw PISA 2025. Rezultatet të cilat janë fryt i një pune të gjatë dhe transformimi tërësor i një përpjekjeje për të rritur jo thjesht cilësinë e infrastrukturës apo teksteve por edhe atë të administrimit të shkollave.

Patjetër edhe si rezultat i gjithë intensitet të ndërveprimit mes shkollës, prindërve pa diskutim nuk i heq asnjë presje meritës së nxënësve. Por nga ana tjetër nxënësit ishin po aty ndërkohë që pjesët e tjera nuk ishin aty ashtu siç duhet. Prandaj rezultatet e PISA- nuk kanë qenë të tilla. Shqipëria e filloi këtë ngjitjë drejt majës së klasifikimit nga fundi. Sot jemi të parët në matematikë”, tha Rama. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.