Lajme Zone
Formula 1/ Antonelli ia del sërish, firon në Çmimin e Madh të Spanjës
SportCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Formula 1/ Antonelli ia del sërish, firon në Çmimin e Madh të Spanjës

Kimi Antonelli ka korrur një fitore të rëndësishme në Çmimin e Madh të Spanjës, duke regjistruar kështu suksesin e tij të tetë në karrierë. Piloti italian shfrytëzoi në mënyrë perfekte momentin e hyrjes së makinës së sigurisë pas daljes nga pista të Lance Stroll. Kjo periudhë e penalizoi direkt Lando Norris, i cili sapo kishte kaluar hyrjen e boksit dhe humbi mundësinë për të kryer ndërrimin e gom

Kimi Antonelli ka korrur një fitore të rëndësishme në Çmimin e Madh të Spanjës, duke regjistruar kështu suksesin e tij të tetë në karrierë.

Piloti italian shfrytëzoi në mënyrë perfekte momentin e hyrjes së makinës së sigurisë pas daljes nga pista të Lance Stroll.

Kjo periudhë e penalizoi direkt Lando Norris, i cili sapo kishte kaluar hyrjen e boksit dhe humbi mundësinë për të kryer ndërrimin e gomave me zbritje kohe.

Antonelli ndoqi për një kohë të gjatë Charles Leclerc, për të marrë kryesimin pasi piloti i Ferrarit kreu ndalesën e tij tetë xhiro para fundit. Në podium pranë Antonellit u ngjitën Max Verstappen i dyti me Red Bull dhe Lando Norris që u rendit i treti.

Charles Leclerc e mbylli garën në vendin e katërt, i ndjekur nga George Russell dhe Liam Lawson. Ndërkohë, gara u mbyll para kohe për Lewis Hamilton, i cili braktisi sfidën pas vetëm shtatë xhiros për shkak të problemeve me frenat e Ferrarit të tij. Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.