Pak minuta para votimit të tij si kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mbajti fjalën e tij në Kuvend, ku ndër të tjera u ndal edhe te vendimi që pritet javën e ardhshme nga Haga ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosvës.
Kurti u shpreh se e gjithë Kosova ndhdet në ankth në prag të këtij vendimi, ndërsa e konsideroi si të padrejtë kërkesën e Prokurorisë për dënimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. “Të gjithë jemi në ankth në prag të vendimit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit e Kadri Veselit. Kërkesa e Prokurorisë është e padrejtë, e pabesueshme, në shpërputhje me të vërtetën historike të popullit tonë dhe me drejtësinë e luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë së Kosovës do të jetë i njëjtë dhe i qartë. Në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit, krime lufte e gjenocid ndaj popullatës civile shqiptare. Ato janë kryer nga regjimi i Jugosllavisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Millosheviqit. Asnjë gjykatë vendore e ndërkombëtare s’mund ta njollosë UÇK-në”, -tha Kurti./CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

