Lajme Zone
Ngjarja tronditëse në Poloni/ Gjenden tre persona të vdekur në banesën e autorit të masakrës në Krakov, dyshohet se janë familjarë të tij
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Ngjarja tronditëse në Poloni/ Gjenden tre persona të vdekur në banesën e autorit të masakrës në Krakov, dyshohet se janë familjarë të tij

Tre persona janë gjetur të pajetë në banesën e autorit të dyshuar të sulmit të përgjakshëm me armë në Krakov të Polonisë, ku humbën jetën disa persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Tre persona janë gjetur të pajetë në banesën e autorit të dyshuar të sulmit të përgjakshëm me armë në Krakov të Polonisë, ku humbën jetën disa persona dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur. Lajmin e bëri të ditur kryeministri polak, Donald Tusk, gjatë një konference për shtyp. Sipas tij, viktimat janë dy gra dhe një burrë, të cilët dyshohet se janë familjarë të afërt të autorit të sulmit. Autoritetet kanë nisur kontrolle të imtësishme në banesën e të dyshuarit dhe në ambientet përreth, pasi ekzistojnë dyshime për praninë e një sasie të konsiderueshme armësh zjarri, si dhe po verifikohen të gjitha rrethanat e ngjarjes. “Mund të ketë shumë armë, shumë armë zjarri në shtëpi”, deklaroi Tusk, duke shtuar se autoritetet po punojnë për të identifikuar çdo person që mund të ketë bashkëpunuar apo ndihmuar autorin e sulmit. Kryeministri polak siguroi se policia dhe shërbimet e sigurisë do të vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë, ndërsa çdo informacion i ri do t’i bëhet publik opinionit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: Donald Tusk poloni