Pas shpërthimit të fuqishëm që plagosi tre punonjës në një karburant në zonën e Brrylit, drejtori i Zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj, ka dhënë detaje të reja mbi dinamikën e ngjarjes. Goxhaj tha se fillimisht ishte konstatuar një rrjedhje gazi në impiantin e karburantit, e cila ishte mbyllur nga zjarrfikësit, ndërsa shpërthimi ndodhi më pas në zyrat e biznesit.
Sipas tij, shembja e strukturave ka ardhur si pasojë e fuqisë së shpërthimit, ndërsa pritet të kryhen hetime për të përcaktuar nëse ka pasur defekte teknike.
“Pati rrjedhje gazi në impiantin e karburantit, zjarrfikësit e mbyllën. Shpërthimi ndodhi në zyrën e biznesit. Do të bëhen hetime për defektet teknike të karburantit. Shembjet kanë ndodhur si pasojë e shpërthimit të gazit”, është shprehur Goxhaj. Top Channel

