Gjykimet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat janë pezulluar ditën e sotme, pasi gjyqtarët ndodhen në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve. Për pasojë, sot nuk po zhvillohen seancat e zakonshme gjyqësore, ndërsa në gjykatë trajtohen vetëm çështjet me karakter urgjent. Mbledhja e Përgjithshme e Gjyqtarëve është thirrur në kuadër të situatës së krijuar me pagat në sistemin gjyqësor.
Ndërkohë, administrata e Gjykatës së Beratit vijon të jetë në pritje të pagave të muajit shtator, të cilat duhej të ishin kaluar që më 3 shtator.
Vonesa lidhet me procesin e shqyrtimit të rritjes së pagave të gjyqtarëve, por situata ka sjellë vonesa edhe për pagat e administratës. Top Channel

