Ngërçi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës u thellua këtë të premte, pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitakun, duke bërë që deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës të braktisnin sallën. Pas ndërprerjes së seancës, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e rifilloi atë dhe u bëri thirrje deputetëve të PDK-së të riktheheshin, por partia refuzoi. Në sallë ishin të pranishëm vetëm 84 nga 120 deputetët. Më herët gjatë seancës, deputetët miratuan me 71 vota që pesë nënkryetarët të votoheshin veç e veç dhe jo në pako. Vendimi erdhi pas konsultimeve mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe shefave të grupeve parlamentare. LEXO edhe...Rifillon seanca konstituive në Kosovë, Haxhiu thirrje PDK-së të kthehet në sallë! opozita refuzon, në Kuvend vetëm 84 deputetë "Nuk ka dakordim për votim në pako, ndaj forma e vetme është votimi individual", deklaroi Haxhiu para nisjes së procesit. I pari që kaloi në votim ishte kandidati i Vetëvendosjes, Ardian Gola, i cili u zgjodh nënkryetar me 100 vota. PDK-ja dhe LDK-ja e mbështetën kandidaturën e tij. Ngërçi u krijua te votimi për kandidaten e PDK-së, Vlora Çitaku. Deputetët e Vetëvendosjes abstenuan, duke mos i siguruar votat e nevojshme, edhe pse më herët PDK-ja kishte votuar kandidatin e LVV-së. Pas këtij zhvillimi, deputetët e PDK-së u larguan nga salla, ndërsa kryetarja Haxhiu ndërpreu seancën. Pas largimit nga salla, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Ne, me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e votuan kandidaten tonë”, deklaroi Hamza. Pas ndërprerjes, Haxhiu vendosi të rifillojë seancën dhe u bëri thirrje deputetëve të PDK-së të rikthehen në sallë, por partia nuk ndryshoi qëndrim. Në vazhdimin e seancës ishin të pranishëm vetëm 84 deputetë. Ndërkohë, Vetëvendosje këmbënguli se nuk është kundër që PDK-ja të ketë një nënkryetar të Kuvendit, por vetëm kundër kandidaturës së Vlora Çitakut. Shefja e grupit parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, theksoi se Vetëvendosje është e gatshme të votojë një kandidat tjetër të PDK-së dhe kandidatin e LDK-së për nënkryetarë, por jo Vlora Çitakun. “Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Por nuk mund ta votojmë zonjën Çitaku”, deklaroi ajo. Edhe LDK-ja reagoi pas zhvillimeve në Kuvend. Deputetja Jehona Lushaku-Sadriu tha se partia e saj ka votuar kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga partitë parlamentare dhe se konstituimi i Kuvendit kërkon konsensus mes grupeve parlamentare. “Ne në votimin individual për secilin nënkryetar morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e grupeve parlamentare, të cilat janë propozime të partive politike dhe që nuk kanë problem me ligjin”, tha ajo, duke shtuar se votimi në pako mund të bëhet vetëm nëse ka dakordësi mes grupeve parlamentare. Përplasja mes palëve ishte paralajmëruar edhe para nisjes së seancës. Vetëvendosje kishte bërë të ditur se nuk mbështeste kandidaturat e Vlora Çitakut dhe Kujtim Shalës, duke kërkuar që PDK-ja dhe LDK-ja të propozonin emra të tjerë. Të dyja partitë e refuzuan këtë kërkesë. Gjatë diskutimeve pati debat edhe për mënyrën e votimit. PDK-ja argumentoi se ndryshimi i praktikës nga votimi në pako te ai individual kërkonte konsensus, ndërsa LDK-ja u shpreh në favor të votimit veç e veç. Lista Serbe deklaroi se nuk kishte kundërshtim për asnjërën formë, për sa kohë procesi përfnte. Kuvendi i Kosovës konsiderohet i konstituuar vetëm pasi të zgjidhen të pesë nënkryetarët. Deri atëherë nuk mund të nisë procedura për formimin e Qeverisë së re dhe më pas zgjedhjen e presidentit. Lajmi në përditësim… Ora 15:06 Rifillon seanca konstituive në Kosovë, Haxhiu thirrje PDK-së të kthehet në sallë! opozita refuzon, në Kuvend vetëm 84 deputetë Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka rifilluar, ndërsa kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, i bëri thirrje Partisë Demokratike të Kosovës të rikthehet në sallë, pasi deputetët e saj u larguan në shenjë proteste.Në sallë janë të pranishëm 84 nga 120 deputetët e Kuvendit.PDK-ja braktisi seancën pasi deputetët e Vetëvendosjes nuk votuan kandidaten e saj për nënkryetare të Kuvendit, Vlora Çitakun. Më herët, partia njoftoi se nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit dhe se çështjen do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.Nga ana tjetër, Vetëvendosje ka përsëritur se është e gatshme të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, por jo Vlora Çitakun, duke i bërë thirrje PDK-së të propozojë një emër tjetër. Megjithatë, PDK-ja nuk u rikthye në sallën e Kuvendit. Share Ora 13:23 Deputetja e LDK-së kërkon burg për shkelësit e Kushtetutës së Kosovës: Një mashtrues po e rrënon shtetin Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami e cilësoi "urgjencë kombëtare" situatën e krijuar pas ndërprerjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe kërkoi që shkelja e Kushtetutës të kriminalizohet.“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet. Puna e parë në Kuvend do të jetë jetësimi i nismës së IKD-së për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës, në mënyrë që ata që e shkelin Kushtetutën, njësoj si armiqtë e këtij shteti, të përfjnë në burg, të japin llogari dhe të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Shteti nuk është ndërtuar që një mashtrues, i cili erdhi në pushtet me premtimin e bashkimit kombëtar, ta rrënojë shtetin për të cilin njerëzit kanë dhënë jetën, kanë dhënë gjymtyrët dhe mbajnë ende plagët në trup!”, shkroi Bajrami. Share Ora 12:46 Ngërçi në Kuvendin e Kosovës, VV nuk voton Vlora Çitakun: Jemi gati të mbështesim një kandidat tjetër të PDK-së por jo atë! Pas ndërprerjes së seancës konstituive, Lëvizja Vetëvendosje deklaroi se është e gatshme të votojë kandidatin e PDK-së për nënkryetar të Kuvendit, por jo Vlora Çitakun tha shefja e grupit parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci pas ndërprerjes së seancës. Sipas saj, Vetëvendosje i ka bërë përpjekjet e saj për një marrëveshje me PDK-në dhe LDK-në me qëllim për konstitimin e Kuvendit dhe listoi disa prej tyre. “Ka qenë një tentativë për të arritur një marrëveshje politike, në mënyrë që të votohet në pako për të gjithë nënkryetarët, të konstituohet Kuvendi dhe të vazhdohet puna. Lëvizja Vetëvendosje do të votojë një kandidat të PDK-së për nënkryetar, ashtu siç i takon, dhe natyrisht do të votojë një kandidat të LDK-së për nënkryetar. Por nuk mund të votojmë zonjën Çitaku”, deklaroi ajo. Share Ora 12:38 Bllokohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës, LDK: Ne i votuam kandidatët për nënkryetarë, tani duhet konsensus Lidhja Demokratike e Kosovës tha se nuk e ka bllokuar konstituimin e Kuvendit dhe se i ka mbështetur kandidatët për nënkryetarë të propozuar nga partitë parlamentare. Sipas saj, zhbllokimi i procesit kërkon konsensus mes grupeve parlamentare.Këtë e deklaroi deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, pas ndërprerjes së seancës konstituive.“Ne në votimin individual për secilin nënkryetar morëm vendim që t’i përkrahim propozimet e grupeve parlamentare, të cilat janë propozime të partive politike dhe që nuk kanë problem me ligjin”, tha ajo.Lushaku-Sadriu theksoi se institucionet duhet të bëhen funksionale sa më shpejt dhe shtoi se votimi në pako për nënkryetarët mund të bëhet vetëm nëse ka konsensus mes grupeve parlamentare. Share Ora 12:31 Vetëvendosje nuk votoi Vlora Çitakun për nënkryetare, kryetari i PDK-së paralajmëron bojkot: Çështjen do ta dërgojmë në Kushtetuese Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, deklaroi se partia e tij nuk do të marrë më pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës.“Prej sot PDK-ja nuk ka asnjë arsye me marrë pjesë në punimet e Kuvendit të Kosovës dhe do ta referojmë lëndën në Gjykatën Kushtetuese. Nuk ka konsensus. Ne e patë me qëllim të konstituimit të Kuvendit, e votuam të propozuarin nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ata nuk e kanë propozuar kandidaten”, tha Hamza.Deklarata erdhi pas ndërprerjes së seancës konstituive, pasi deputetët e PDK-së u larguan nga salla kur Vetëvendosje nuk votoi kandidaten e partisë, Vlora Çitakun, për nënkryetare të Kuvendit. Share Xh.K/U.D/ReportTv.al kosove kriza politike ne kosove Albulena Haxhiu Kuvendi i kosoves Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 77.7% Magjistratëve 16.5% Nuk e di 5.9% Vota total: 4778 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?

