Lajme Zone
Ngërçi me pagat e Magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi me pagat e Magjistratëve, Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për herë të parë pas ngërçit të krijuar për pagat e drejtësisë. Kushtetuesja thotë se Kuvendi duhet të zbatojë vendimin e saj për një formulë të re për llogaritjen e pagave. Reagimi i Kushtetueses për ceshtjen e pagave të drejtësisë LEXO edhe...Pagat e magjistratëve/ Edmond Spaho: KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon, jo për çdo gjë që bën qeveria duhet të dal

Gjykata Kushtetuese ka reaguar për herë të parë pas ngërçit të krijuar për pagat e drejtësisë. Kushtetuesja thotë se Kuvendi duhet të zbatojë vendimin e saj për një formulë të re për llogaritjen e pagave. Reagimi i Kushtetueses për ceshtjen e pagave të drejtësisë LEXO edhe...Pagat e magjistratëve/ Edmond Spaho: KLGJ e KLP dolën nga binarët! Opozita gabon, jo për çdo gjë që bën qeveria duhet të dalë kundër Në lidhje me diskutimet publike për çështjen e pagave të magjistratëve, Gjykata Kushtetuese vlerëson të nevojshme të sqarojë se për këtë çështje është shprehur tashmë me vendimin nr. 15, datë 17.02.2026. Përmes këtij vendimi, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar standardin kushtetues të zbatueshëm, duke evidentuar njëkohësisht detyrimet që burojnë prej tij për autoritetet përgjegjëse. Arsyetimi dhe dispozitivi i vendimit përbëjnë qëndrimin zyrtar të Gjykatës për çështjen e shqyrtuar dhe, për rrjedhojë ato duhet të lexohen e të zbatohen në tërësinë e tyre, në përputhje me parimet kushtetuese të përcaktuara në të. Gjykata rithekson se vendimet e saj janë përfundimtare dhe të detyrueshme për zbatim. Respektimi dhe zbatimi i tyre përbën një kërkesë të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe është i lidhur ngushtësisht me parimin e shtetit të së drejtës dhe të sigurisë juridike. Në këtë kuptim, Gjykata sqaron se mënyra e përllogaritjes dhe e ekzekutimit të pagave në administrimin e brendshëm të saj, në varësi të fondeve buxhetore në dispozicion, nuk mund të interpretohet si përcaktuese për efektet juridike të vendimit nr. 15, datë 17.02.2026 dhe as për detyrimet që ky vendim sjell për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e tij. Lajmi në përditësim.... SI.E./ReportTv.al gjykata kushtetuese pagat e drejtesise Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 82.5% Magjistratëve 12.3% Nuk e di 5.2% Vota total: 480 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?