Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Ngërçi i pagave/ SPAK me sekuestrime te Dega e Thesarit! Klodiana Lala: Edi Rama kreu “puç” me Kushtetuesen për të mbuluar hallet e mëdha me protestat dhe përgjimet


Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, duke kryer veprime direkte në strukturat e Ministrisë së Financave. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur lëvizjet e fundit të SPAK-ut, si dhe ka analizuar prapaskenat politike të përplasjes mes ekzekutivit dhe institucioneve të drejtësisë.

Prokuroria e Posaçme ka thelluar hetimet lidhur me çështjen e pagave të sistemit të drejtësisë, duke kryer veprime direkte në strukturat e Ministrisë së Financave. Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur lëvizjet e fundit të SPAK-ut, si dhe ka analizuar prapaskenat politike të përplasjes mes ekzekutivit dhe institucioneve të drejtësisë. Sipas gazetares, hetimet po zhvillohen me intensitet të lartë rreth funksionarëve të lartë financiare. “SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, ka bërë sekuestrime e hetime në Ministrinë e Financave, në degën e Thesarit. Pra kemi një angazhim maksimal nga SPAK për çështjen e pagave. Unë mendoj që sigurisht është një hetim i çelur për shpërdorimet e tyre mbi bazën e një kallëzimi të bërë ndaj ministrit të Financave, zotit Malaj, por edhe një sërë zyrtarëve të tjerë përfshirë sekretarin e përgjithshëm, drejtoreshën e degës së Thesarit e të tjerë me radhë,” raportoi Lala. Lala u ndal veçanërisht te qëndrimi i kryeministrit Edi Rama ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një precedent të rëndë institucional. “Ajo çfarë lë një shije të hidhur është që së pari zoti Rama bëri një puç institucional duke mos zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Gjyqtarët kanë të drejtën e tyre dhe mundësinë e tyre për të folur. Së dyti, më duket që zoti Rama gjithë këtë histori e bëri qëllimisht për shkak të halleve shumë të mëdhaja që ka, për shkak të skandaleve që po dalin për KAYO-n, për shkak të audio-përgjimeve që ka publikuar Arben Ahmetaj, dyshime se mund të ketë patur trafik të armëve e të tjerë me radhë,” deklaroi ajo.

Ajo shtoi se përplasja me drejtësinë u shfrytëzua si mjet për të devijuar vëmendjen nga presioni i rrugës:

“Mua më ngjan që zoti Rama e krijoi gjithë këtë debat artificial dhe të papranueshëm me njerëzit e drejtësisë për të shmangur vëmendjen… Në asnjë vend normal dhe nga asnjë kryeministër në vendin më të humbur të planetit nuk mund të refuzohet zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese… Vetëm kjo frazë ‘më kallëzoni mua se unë jam këtu mbrapa’ më bëri të dyshoj që po, ai është arkitekti që i duhet një debat për shkak se ka në muajin e katërt protesta masive në rrugët e Tiranës ku kërkohet dorëheqja e tij.”

Lala nënvizoi gjithashtu absurditetin e pozicionimit të mazhorancës në lidhje me ligjin e pagave:

“Kush e miratoi ligjin për pagat e gjyqtarëve? Vetë mazhoranca e bëri në atë kohë sepse kishin frikën e ndërkombëtarëve dhe për t’u dukur të mirë në sytë e tyre… Ne s’mund të barazojmë kurrsesi gjyqtarin dhe prokurorin me mësuesin apo dikë tjetër, sepse kur i bie çekiqit ai vendos për jetën e gjithë secilit. Edi Rama mund të mos e kishte miratuar atë ligj, por jo të sabotojë dhe të mos zbatojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese.” © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb