Protestues Nga kundërshtimi i një projekti turistik të lidhur me familjen Trump në Shqipëri, te masat e reja të sigurisë në Itali dhe debati mbi anonimitetin në internet, zhvillimet e fundit kanë nxitur diskutime për emigracionin, rendin publik dhe përgjegjësinë në hapësirën digjitale… Protestat e ditëve të fundit në Evropë kanë tërhequr edhe vëmendjen e presidentit amerikan Donald Trump, i cili u ka bërë thirrje vendeve evropiane të mbyllin kufijtë për emigrantët. Deklaratat e tij vijnë në prag të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, por kanë gjetur jehonë edhe brenda Bashkimit Evropian.
Italia dhe Danimarka kanë kërkuar që në përfundimet e Këshillit Evropian të përfshihet një qëndrim kundër emigracionit të parregullt dhe masave të legalizimit të emigrantëve që ka ndërmarrë Spanja.
Në Shqipëri, tensionet janë përshkallëzuar rreth një projekti turistik miliardësh në një zonë të mbrojtur. Protesta e njohur si lëvizja e “flamingove”, e cila kishte vijuar në mënyrë paqësore për gati pesë muaj, është shoqëruar së fundmi me përplasje, raporton Corriere dela Sera.
Në qendër të kundërshtimeve qëndron projekti i një resorti luksoz, i lidhur me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner.
Kryeministri Edi Rama ka akuzuar aktorë të huaj, të cilët i ka cilësuar si ndërhyrje të fshehta, se po përpiqen të sabotojnë procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Megjithatë, sipas analizës së gazetës italiane, ekzistojnë edhe interpretime të tjera për shkaqet e protestës dhe reagimin e qeverisë.
Analisti Fred Abrahams kritikon kryeministrin për mungesë dialogu dhe paralajmëron tri mundësi: zgjedhje të parakohshme, përshkallëzim të krizës ose ndërthurje të lëshimeve politike me masa të forta sigurie. Ndërkohë, protestuesit kërkojnë ndryshime politike, përfshirë krijimin e një qeverie teknike që të përgatisë zgjedhje demokratike.
Kritika kanë ardhur edhe nga eurodeputetja Tineke Strik dhe përfaqësues të organizatave mjedisore, të cilët kërkojnë një qëndrim më të vendosur të Brukselit. Komisioni Evropian ka dënuar dhunën, por ka theksuar se reagimi i policisë duhet të jetë proporcional dhe se autoritetet duhet të respektojnë lirinë e tubimit.
Filozofja shqiptare Lea Ypi ka mbështetur studentët, duke dënuar dhunën nga të dyja palët dhe duke kërkuar protesta paqësore e ndërtimin e një alternative politike. Sipas analizës së Corriere della Sera, kriza përbën një provë për institucionet shqiptare dhe për besueshmërinë e procesit të integrimit evropian.
Ndërkohë, qeveria italiane ka vendosur të dërgojë 500 ushtarakë shtesë në Milano, pas përplasjeve të ditëve të fundit. Përveç shtimit të pranisë ushtarake, autoritetet kanë vendosur t'u japin ushtarakëve edhe kompetenca të policisë gjyqësore.
Vendimi ka shkaktuar kundërshtime edhe nga sindikatat e policisë, përfaqësuesit e të cilave kanë përdorur terma si “regjim” dhe “rrëshqitje autoritare” për të kritikuar masat. Këto ndryshime janë pjesë e një pakete më të gjerë sigurie, të miratuar nga Këshilli i Ministrave i Italisë. /Përshtati Pamfleti/ rama meloni protesta Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Studentët i kërkojnë dorëheqjen, Edi Rama përballë revoltës që nuk vjen nga Berisha 20 Tetor 2026, 17:2017:20Politike Protestat, Begaj konsultime me ambasadorët perëndimorë dhe ish-presidentët Mejdani e Topi 20 Tetor 2026, 16:3516:35Politike Studentët përmbysin karriget e Ramës, protesta kthehet në revoltë kundër qeverisë 20 Tetor 2026, 16:0916:09Politike Shqipëria në flakë, Edi Rama kapet pas karriges; protestat kundër tij pushtojnë mediat botërore 20 Tetor 2026, 15:3515:35Politike Studentët dhe pedagogët në protestë, Kuvendi mblidhet me 4 kërkesa për interpelancë 20 Tetor 2026, 15:2515:25Politike Marjana Koçeku kërkesë Peleshit: Thirr mbledhje urgjente të Parlamentit 20 Tetor 2026, 14:4514:45Politike

