Lajme Zone
Nga Tatimet, Doganat, QKB, kush janë drejtorët e dorëhequr deri tani
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

Nga Tatimet, Doganat, QKB, kush janë drejtorët e dorëhequr deri tani

Në mes të protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend. Sipas një liste që po qarkullon dhe Monitor e ka konfirmuar me disa drejtues të institucioneve shtetërore është kërkuar dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe në administratën shtetërore në varësi të 3 ministrive kryesore. Për drejtoritë në varësi

Në mes të protestave studentore, administrata shtetërore po përfshihet në një valë ndryshimesh në drejtimin e institucioneve kryesore në vend. Sipas një liste që po qarkullon dhe Monitor e ka konfirmuar me disa drejtues të institucioneve shtetërore është kërkuar dorëheqja e 20 drejtuesve të drejtorive më kyçe në administratën shtetërore në varësi të 3 ministrive kryesore.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Financave është kërkuar dorëheqja e tre drejtuesve të institucioneve në varësi të Ministrisë së Financave, përfshirë drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve, drejtorin e Përgjithshëm të Doganave dhe drejtuesin e Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB).

Kërkesat për dorëheqje përfshijnë edhe drejtuesit e 11 institucioneve në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Mes tyre janë administratori i Albpetrolit, drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), administratorët e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST) dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), drejtuesi i Hekurudhës Shqiptare, si dhe drejtori i Përgjithshëm i Albcontrol.

Për drejtoritë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë është kërkuar dorëheqja e 5 drejtuesve përfshirë të Shërbimit të Provës, Përmbarimit të Agjencisë së Trajtimitt ë Pronave etj.

Ministria e Drejtësisë

Besmir Kola, drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të ProvësErgys Qirici, drejtor i Përgjithshëm i PërmbarimitValdrin Pjetri, drejtor i Agjencisë së Trajtimit të PronaveEduard Merkaj, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve PenaleSadleva Bodo, drejtoreshë e Përgjithshme e Burgjeve, e emëruar vetëm më 14 tetorInfrastruktura dhe Energjia6. Eltar Deda, administrator i Albpetrolit7. Ami Kozeli, drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së8. Elisian Bici, administrator i OST-së9. Viola Haxhiademi, administratore e KESH-it10. Ergys Verdho, administrator i Hekurudhës Shqiptare11. Dritan Isaku, drejtor i Përgjithshëm i Albcontrol

Agjencitë dhe institucionet shtetërore12. Silda Anagnosti Çepe, administratore e IdentiTek13. Jonaid Myzyri, administrator i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara14. Ervin Koçi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare15. Laura Plaku Saro, drejtoreshë ekzekutive e AIDA-s16. Ardita Kuçi, drejtoreshë e Përgjithshme e AZHBR-së17. Marjeta Përlala, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit

Financat dhe Ekonomia18. Besmir Beja, drejtor i Përgjithshëm i Doganave19. Ilir Binaj, drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve20. Etugert Llazi, drejtor i Përgjithshëm i QKB-së/ Monitor Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm