"Të sjellim shtetin më pranë qytetarit". Me këtë mesazh, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, njoftoi një proces të ri vlerësimi të shërbimeve konsullore nga vetë qytetarët në funksion të përmirësimit të këtyre shërbimeve. Nga sot, në çdo pikë ku ofrohen shërbime konsullore, në çdo sportel ku kryhen veprimet, në çdo sallë pritjeje, në Ministri, në përfaqësitë diplomatike dhe në konsullata, sipas ministrit Hoxha, do të gjendet një QR Code, që mund të skanohet nga qytetarët për të plotësuar më pas një formular vlerësimi. LEXO edhe...Inteligjenca artificiale futet në prokurimet publike, Ibrahimaj jep afatin: Brenda vjeshtës së vitit të ardhshëm! Teknologjia, rruga për të luftuar korrupsionin "Me një skanim të thjeshtë, qytetarët do të mund të na japin përshtypjet e tyre për shërbimin, të evidentojnë problemet apo vërejtjet e tyre dhe, mbi të gjitha, të na thonë se çfarë mund të bëjmë ndryshe, më mirë dhe më shpejt", deklaroi Hoxha në një videomesazh. Sipas Hoxhës, ky QR Code është një derë e hapur mes qytetarit dhe institucionit, për të kuptuar se si mund të përmirësohet shërbimi. "Dhe mesazhi ynë është i thjeshtë: na tregoni çfarë nuk funksionon, na sugjeroni çfarë mund të përmirësojmë dhe ne do të punojmë për ta bërë më mirë. Sepse shërbimi konsullor nuk është thjesht një procedurë administrative. Është një pikë kontakti mes shtetit dhe qytetarit. Dhe në atë pikë kontakti, shteti duhet të jetë i shpejtë, i thjeshtë, i aksesueshëm, profesional dhe i përgjegjshëm", deklaron Hoxha. R.Xh/E.H/ReportTv.al Tirane sherbime konsullore ministria e jashtme konsullata Ferit Hoxha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6.1% Vota total: 2775 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?
