Lajme Zone
Nga skandali në meme: Si po humbet thelbi i çështjes Agasi-Hyseni?
PolitikëJOQ Albania

Nga skandali në meme: Si po humbet thelbi i çështjes Agasi-Hyseni?

Harrojini për një moment fjalët “shpirt”, “zemër” dhe “të dua”.

Harrojini për një moment fjalët “shpirt”, “zemër” dhe “të dua”.

Sepse pas kësaj gallate që po merr dhenë në rrjete sociale fshihet një çështje që prek një nga vijat e kuqe të çdo shteti: informacionin e tij sekret.

Sipas dosjes së SPAK, ish-drejtorja e SHISH, Vlora Hyseni, ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin, person që në atë periudhë ishte në kërkim nga drejtësia.

Vetëm në Signal janë administruar 508 forma komunikimi: telefonata, video-thirrje, mesazhe, foto dhe video.

Por ky numër nuk është pjesa më tronditëse.

Në dosje përmenden komunikime ku Hyseni i tregon Agasit për takime dhe lëvizje të saj zyrtare, përfshirë një takim me kryeministrin.

Dhe pastaj vjen pyetja që e ndryshon të gjithë historinë:

Si përfunduan në makinën e Agasit nëntë printime me diagrame me të dhëna që, sipas dosjes, ngjasojnë me materiale të prodhuara nga SHISH?

Këtu nuk po flasim më për mesazhe personale.

Po flasim për informacionin sekret të shtetit dhe për dyshimin se ai ka dalë nga institucioni që ka për detyrë ta mbrojë.

Nëse këto dyshime provohen, atëherë problemi nuk është kush i shkroi kujt “zemër”.

Problemi është se çfarë informacioni shtetëror ka dalë nga SHISH, kujt i është dhënë dhe çfarë mund të jetë bërë me të.

Sepse sekretet e shtetit nuk janë material për meme. Janë informacion që, në duar të gabuara, mund të vërë në rrezik vetë sigurinë e shtetit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)