Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Spektakli ‘firmoset’ nga Muriqi, Kosova mposht Irlandën dhe ndan kreun me Austrinë! Vata në stol për 90 minuta (VIDEO)


Vedat Muriqi i ka dhënë fitoren Kosovës përballë Irlandës së Rocco Vatës, që në Prishtinë qëndroi në stol gjatë gjithë kohës.

Goli i vonshëm i Vedat Muriqit i ka dhënë fitoren Kosovës në ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve. Edhe pse dominuan nga fillimi në fund, ‘dardanët’ ia dolën vetëm në minutën e 83 kundër Irlandës. Vedat Muriqi dërgoi në portë topin pas një këmbëngulje të gjatë në zonë, duke vulosur rezulatin 1-0. Pas golit Muriqi festoi me një fanellë të dedikuar ku shkruhej ‘jo në emrin tim’, referuar gjykatës në Hagë që vendosi të dënojë ish-krerët e UÇK-së. LEXO edhe...Liga e Kombeve/ Përgatitjet për Bjellorusinë, trajneri Maran provon skemat taktike! Asllani bën stërvitje të diferencuar, Cake në rikuperim Në fund ato që vlejnë janë 3 pikët që e rendisin në vendin e parë në grupin 3 të Ligës B Kosovën, bashkë me Austrinë që fitoi 3-1 kundër Izraelit. Pikërisht ndeshja e ardshme e Kosovës do të jetë në transfertë kundër Austrisë me 27 shtator. Për t’u theksuar që në mbrëmjen e sotme Irlanda pati në dispozicion futbollistin Rocco Vata, djalin e ish-kapitenit të Shqipërisë Rocco Vata, i cili nuk mori asnjë minutë në Prishtinë. Ne.k./ReportTv.al Rocco vata Liga e Kombeve Irlandë kosova Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 47.2% Jo 41.9% Disi 10.9% Vota total: 3185 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?