Sheholli-Kurti Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për “spiunazh” dhe “shantazh”. Dosja prej 80 faqesh e lidh atë me BIA-n serbe dhe përmban komunikime, dokumente, transaksione financiare dhe materiale të sekuestruara në telefon. Mes tyre janë dokumenti “Leptiri” për planin e komprometimit dhe rekrutimit të Albin Kurtit në vitin 2001 dhe “Top Secret 2”, ku përshkruhet një strategji afatgjatë për Kosovën. Një dosje prej 80 faqesh e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka nxjerrë në dritë detaje të forta mbi çështjen e Fatmir Shehollit, ndaj të cilit është ngritur aktakuzë për dy vepra penale, “spiunazh” dhe “shantazh”.
Aktakuza e lidh Shehollin me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë, BIA, ndërsa mes materialeve të sekuestruara në telefonin e tij janë gjetur edhe dokumente që lidhen me plane të strukturave serbe për Kosovën dhe Albin Kurtin.
Sipas aktakuzës, në një periudhë të papërcaktuar kohore deri më 9 tetor 2025, Sheholli ishte rekrutuar nga BIA dhe kishte vepruar sipas udhëzimeve dhe detyrave të zyrtarëve të këtij shërbimi. Prokuroria thotë se ai kishte mbledhur dhe siguruar informacione e dokumente që lidheshin me zhvillimet politike, situatën e sigurisë dhe funksionimin e institucioneve të Kosovës, të cilat më pas ua kishte përcjellë zyrtarëve të shërbimit serb edhe përmes komunikimeve telefonike.
Një prej emrave kyç që del në dosjen e Prokurorisë është Bojan Dimiq. Në aktakuzë ai identifikohet si zyrtar i lartë i BIA-s dhe drejtor i Drejtorisë Kundër Terrorizmit dhe Krimit të Organizuar Ndërkombëtar brenda shërbimit serb. Pikërisht sipas udhëzimeve të tij, Prokuroria thotë se vepronte Sheholli.
Dosja nuk kufizohet vetëm te komunikimet. Një pjesë e saj lidhet edhe me zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025. Sipas Prokurorisë, më 26 shtator 2025, Sheholli kishte udhëtuar në Mitrovicën e Veriut, ku në parkingun e Shkollës Teknike kishte marrë nga një person i paidentifikuar një dosje me audio-incizime dhe transkripte. Aktakuza thotë se materialet kishin për qëllim komprometimin e zyrtarëve të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, përfshirë kabinetin e ministrit Nenad Rashiq.
Por pjesa që e zgjeron edhe më tej çështjen e spiunazhit është përmbajtja e telefonit të sekuestruar të Shehollit. Mes materialeve të gjetura ndodhet një dokument me emrin “Leptiri”, i përpiluar nga strukturat e Sigurimit Shtetëror të Serbisë në vitin 2001. Dokumenti përshkruan një plan operativ për komprometimin dhe rekrutimin e Albin Kurtit në periudhën kur ai mbahej në burgjet e Serbisë.
Sipas aktakuzës, përmes materialit “Leptiri” synohej ushtrimi i presionit ndaj Kurtit për ta shtyrë drejt bashkëpunimit me RDB-në, shërbimin e atëhershëm të Sigurimit Shtetëror serb. Dokumenti i sekuestruar rezulton i nënshkruar nga shefi i Sektorit III të RDB-së.
Vetë Sheholli, gjatë marrjes në pyetje, ka treguar sipas aktakuzës se dokumentin ia kishte dërguar Bojan Dimiq. Në dosje është përfshirë edhe dialogu mes Prokurorisë dhe të pandehurit për origjinën dhe shpërndarjen e materialit.
Prokurori: Nga është prejardhja e këtij dokumenti?
Fatmir Sheholli: Këtë dokument ma ka dërgu Bojan Dimiç në telefonin tim.
Hetuesit e kanë pyetur më pas edhe për personat tek të cilët ishte shpërndarë dokumenti “Leptiri”. Sheholli ka përmendur disa emra, përfshirë edhe një person që ai e identifikon si pjesë të SHISH-it në Shqipëri.
Prokurori: Kujt ia keni shpërndarë dokumentin ‘Leptiri’ që e keni marrë nga Bojan Dimiç?
Fatmir Sheholli: Këtë ia kam dërgu Milazim Gashit, një mikut tim i cili është në SHISH të Shqipërisë me emrin Dritan Gjoni – Shef i SHISHIT në Durrës, ia kam dërgu Blerim Canaj dhe një personi me emrin Bashkim Pushkolli por nuk jam i sigurt a ia kam dërgu.
Sipas aktakuzës, Sheholli e kishte përcjellë dokumentin te persona të ndryshëm dhe kishte kërkuar edhe përkthimin e tij nga serbishtja në shqip. Prokuroria e lidh “Leptirin” me komunikimet dhe materialet e tjera të gjetura në telefon, duke i konsideruar relevante për të dëshmuar kontaktet, lidhjet dhe bashkëpunimin e Shehollit me persona dhe struktura të ndërlidhura me shërbimet serbe të sigurisë, si dhe rolin e tij në përcjelljen dhe shpërndarjen e materialeve me origjinë nga këto struktura.
Por “Leptiri” nuk është dokumenti i vetëm që ka dalë nga telefoni. Një tjetër material i përfshirë në aktakuzë mban emrin “Top Secret 2”. Sipas dosjes, dokumenti përmban një plan për zgjerimin e ndikimit të radikalizimit islamik në Kosovë dhe në rajon. Sheholli, më 5 gusht 2025, ia kishte dërguar këtë dokument një personi me emrin Viktor Makedonija.
Dokumenti përshkruan një strategji që përfshin ndërtimin e xhamive në vende të dukshme pranë autostradave, shkollave dhe qendrave tregtare, trefishimin e numrit të xhamive në fshatrat e mëdha dhe shtrirjen e medreseve në të gjithë vendin. Në të flitet gjithashtu për përfshirjen e personave me ndikim në sport, media, muzikë dhe politikë.
Në dokument shkruhet se persona nga bashkësitë islame të Kosovës dhe Sanxhakut ishin dërguar edhe në shtete perëndimore, konkretisht në Zvicër, Gjermani dhe Belgjikë. Synimi i përshkruar ishte ndikimi te shqiptarët e diasporës dhe krijimi i një realiteti të ri politik e shoqëror në Kosovë.
Një nga pjesët më të forta të “Top Secret 2” lidhet me objektivin që dokumenti parashikon pas një periudhe 20-vjeçare:
“Pas 20 viteve Kosova do të duket si Kandahar”
Më tej, në dokument thuhet se synimi ishte që fuqitë perëndimore të ndryshonin qëndrimin ndaj Kosovës dhe të vendosnin për kthimin e saj nën juridiksionin e Serbisë. Materiali përshkruan më pas edhe një skenar për nxitjen e largimit të shqiptarëve drejt Turqisë përmes drejtuesve fetarë, punësimit dhe kushteve për migrim.
Prokuroria e ka përfshirë “Top Secret 2” në materialin e saj dhe e konsideron përmbajtjen e dokumentit, të analizuar së bashku me provat e tjera të administruara, relevante për të dëshmuar natyrën e kontakteve dhe veprimtarisë së Shehollit në raport me strukturat e BIA-s.
Në dosje janë përfshirë gjithashtu shënime të shkruara me dorë, të cilat Prokuroria i konsideron të dhëna operative, si dhe transaksione financiare të evidentuara në llogarinë bankare të Shehollit. Sipas aktakuzës, gjatë vitit 2015 janë regjistruar pagesa nga institucione serbe, përfshirë “Tanjug” dhe “Kancelarija za KiM”, në llogarinë e tij në Komercijalna Banka. Këto transaksione janë paraqitur nga Prokuroria si pjesë e materialit provues.
Krahas spiunazhit, Fatmir Sheholli është akuzuar edhe për shantazh. Sipas aktakuzës, nga viti 2022 deri në dhjetor 2025 ai ka shantazhuar një person duke i kërkuar para dhe duke e kërcënuar me publikimin në media të videove dhe informacioneve që mund t'i dëmtonin rëndë reputacionin dhe autoritetin. Prokuroria thotë se dëmi financiar i shkaktuar në këtë rast kalon shumën prej 13 mijë eurosh.
Sheholli ishte arrestuar më 9 tetor 2025. Pas arrestimit, hetimet kanë përfshirë ekzaminimin e pajisjeve elektronike, dokumentacionit dhe materialeve të sekuestruara, ndërsa tashmë Prokuroria Speciale ka përfunduar fazën e hetimit dhe ka ngritur aktakuzën për “spiunazh” dhe “shantazh”. Aktakuza i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë, ndërsa Sheholli vazhdon të mbahet në paraburgim.
Dosja prej 80 faqesh bashkon tashmë në një çështje penale komunikimet me zyrtarë të BIA-s, informacionet mbi politikën, sigurinë dhe institucionet e Kosovës, dokumentet e gjetura në telefon, materialin “Leptiri” për Albin Kurtin, dokumentin “Top Secret 2”, shënimet operative dhe transaksionet financiare. Të gjitha këto janë përfshirë nga Prokuroria Speciale në aktakuzën me të cilën Fatmir Sheholli është dërguar para Gjykatës Themelore në Prishtinë për spiunazh dhe shantazh. /Pamfletikurti sheholli Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Kosova Skandali i spiunazhit në Kosovë, si Serbia tentoi të rekrutonte Albin Kuritn kur ishte në burg 25 Gusht 2026, 17:4617:46Kosova Dokumenti “Top Secret 2” në telefonin e Shehollit, si synonte Serbia ta kthente Kosovën në “Kandahar” 25 Gusht 2026, 17:3517:35Kosova Dha informacione për sigurinë te institucionet serbe, Fatmir Sheholli vihet nën akuzë për spiunazh 25 Gusht 2026, 16:4116:41Kosova Vdekja e 25-vjeçares në Malishevë, familja kërkon drejtësi: Na vranë vajzën 24 Gusht 2026, 21:5521:55Kosova Ish-kongresmeni ngre alarmin për krizën në Kosovë: Zgjidhni presidentin, armiqtë janë gati të prishin ekuilibrin në Ballkan! 24 Gusht 2026, 20:0820:08Kosova Detaje nga vrasja e 25-vjeçares në Malishevë, zbulohet kujt i përkiste arma e krimit! 24 Gusht 2026, 15:2015:20Kosova

