Lajme Zone
Nga plazhi privat te librat dhe mëngjeset në ballkon/ Luana Vjolla zbulon anën e saj më personale
KulturëCNA

Nga plazhi privat te librat dhe mëngjeset në ballkon/ Luana Vjolla zbulon anën e saj më personale

Luana Vjolla ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, ku ka publikuar një set fotosh me bikini nga pushimet. Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm imazhet që morën vëmendje, por edhe përshkrimet që moderatorja dhe këngëtarja i bashkëngjiti çdo fotografie. Me versionin e ri të postimeve të saj, Luana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa detaje nga jeta personale dhe gjërat që pëlqen

Luana Vjolla ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve në Instagram, ku ka publikuar një set fotosh me bikini nga pushimet.

Megjithatë, këtë herë nuk ishin vetëm imazhet që morën vëmendje, por edhe përshkrimet që moderatorja dhe këngëtarja i bashkëngjiti çdo fotografie. Me versionin e ri të postimeve të saj, Luana ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit disa detaje nga jeta personale dhe gjërat që pëlqen më shumë të bëjë.“Luana ka qejf…”, shkruan ajo në çdo postim, duke renditur disa nga rutinat dhe preferencat e saj: të vishet rehat, të qëndrojë vetëm, të shkojë në plazh privat, të lexojë libra, të kalojë kohë me të njëjtin rreth njerëzish prej vitesh, të hajë mëngjesin në ballkon, të dëgjojë më shumë sesa të flasë, të vozisë me muzikë të lartë, të bëjë vetë gjithçka “si Virgo që është”, të vendosë muzikë kur përgatitet, të realizojë video duke ecur, të punojë edhe në ditët e pushimit dhe, sigurisht, të bëjë foto në pasqyrë. View this post on Instagram A post shared by CNA SHOW (@cna.show) Me këtë mënyrë kreative të prezantimit, Luana u ka dhënë ndjekësve një vështrim më personal mbi përditshmërinë dhe karakterin e saj, duke treguar se përtej ekranit, vlerëson qetësinë, rutinat e vogla dhe disiplinën në punë. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.