Lajme Zone
Një plumb në qafë i mori jetën 25-vjeçarit shqiptar në Itali/ Ja çfarë zbuloi autopsia
BotëCNA
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Një plumb në qafë i mori jetën 25-vjeçarit shqiptar në Itali/ Ja çfarë zbuloi autopsia

Një plumb i mori jetën 25-vjeçarit shqiptar me iniciale K....

Një plumb i mori jetën 25-vjeçarit shqiptar me iniciale K.M., më 14 shkurt në zonën e Pizës në Itali, ndonëse ndaj tij u qëllua me breshëri me armë zjarri.

Sipas raportit mjeko-ligjor ku janë paraqitur rezultatet e autopsisë së kryer pas vdekjes së të riut, plumbi e goditi në anën e djathtë të qafës, duke i shkaktuar dëmtime shumë të rënda në qafë dhe më pas në palcën kurrizore.

Goditja nga plumbi i shkaktoi 25-vjeçarit paralizë të frymëmarrjes dhe hemorragji të brendshme, duke i sjellë vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë, autori i dyshuar, 20-vjeçari shqiptar me iniciale R.X., ndodhet në burg që nga dita e vrasjes. Ai u arrestua ndërsa po largohej së bashku me familjen.

Ngjarja e rëndë pas një konflikti mes viktimës dhe autorit, që kishte zgjatur për disa orë. Sherri mes dyshes dhe grupeve të tyre kishte nisur brenda një lokali në Le Capanne di Montopoli, i cili më pas vazhdoi në parking, ku degradoi në të shtëna me armë zjarri.

25-vjeçari ishte goditur edhe nga një plumb tjetër, i cili vetëm e kishte prekur në mënyrë sipërfaqësore mes parakrahut dhe kyçit të dorës së djathtë.

Sipas mjekut ligjor, kjo plagë nuk ka ndikuar në shkaktimin e vdekjes. Përveç autorit, nën masën detyrim paraqitje është edhe një 18-vjeçar po ashtu shqiptar. Autoritetet italiane vijojnë me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.